Eurovision Song Contest do të mirëpresë vetëm 35 vende në konkursin e vitit të ardhshëm pas bojkotit të disa shteteve për pranimin e Izraelit.
Ky është numri më i ulët që prej vitit 2003, përpara se të prezantoheshin gjysmëfinalet dhe të shtoheshin vendet hyrëse.
Unioni i Transmetimit ka konfirmuar listën e transmetuesve publikë që do të marrin pjesë.
Spanja, Irlanda, Holanda, Sllovenia dhe Islanda janë tërhequr. Bullgaria, Rumania dhe Moldavia po rikthehen pas pushimit.
Gjysmëfinalet e vitit të ardhshëm në Vjenë do të jenë më 12 dhe 14 maj. Finalja e madhe do të mbahet më 16 maj. Pritet të ketë një juri më të larmishme dhe kontrolle të përmirësuara votimi.
EBU u shpreh se shpreson që ndryshimet të bëjnë që konkursi të mbetet “një hapësirë neutrale për të shpalosur muzikën, talentin dhe bashkimin, i lirë nga ndikimi i papërshtatshëm.”
Së fundmi, Nemo dhe fituesi irlandez i Eurovision në vitin 1994 kanë kthyer trofetë e tyre në shenjë proteste ndaj pjesëmarrjes së Izraelit.
Shqipëri
Armeni
Australi
Austri
Azerbajxhan
Belgjikë
Bullgari
Kroaci
Qipro
Çeki
Danimarkë
Estoni
Finlandë
Francë
Gjeorgji
Gjermani
Greqi
Izrael
Itali
Letoni
Lituani
Luksemburg
Malta
Moldavi
Mal i Zi
Norvegji
Poloni
Portugali
Rumani
San Marino
Serbi
Suedi
Zvicër
Ukrainë
Mbretëri e Bashkuar
Komente










