Nusja 22-vjeçare i vjedh vjehrrës 6400 dollarë duke e mashtruar me punët e shtëpisë

Një ngjarje e rendë ka ndodhur disa ditë më parë në kryeqytet, ku një 22-vjeçare është akuzuar nga vjehrra e saj, se e mashtronte këtë të fundit duke i bërë punët e shtëpisë dhe i ka vjedhur një shumë të konsiderueshme parash. Nëna e saj në një intervistë ekskluzive për emisionin “Pa Gjurmë” e hodhi poshtë këtë akuzë, pasi sipas saj e gjithë kjo situatë është krijuar për shkak të konflikteve që e bija kishte me njerëzit e burrit. Ngjarja ka ndodhur në datën 15 korrik, kur polica shoqëron 22-vjeçaren në polici pas denoncimit të vjehrrit të saj. Ky i fundi ka fajësuar nusen e djalit se i kishte vjedhur shumën prej 6400 dollarësh.

“Unë u shokova kur më njoftuan se policia kishte marrë vajzën time. Kur shkova në komisariat mësova se ishte vjehrri që e kishte denoncuar si hajdute”, u shpreh nëna e vajzës.

Pas 72-orëve në paraburgim, vajza e ka pranuar se e ka kryer veprën penale dhe sot është me arrest shtëpie derisa të mbarojnë hetimet nga ana e prokurorisë.

“Kur vajza erdhi në shtëpi me tregoi se nuk e kishte bërë ajo vjedhjen. Paratë policia i gjeti në shtëpinë e vajzës time, pasi jetonin të ndarë nga njerëzit e burrit. Kur pyeta dhëndrin, ai nuk foli,vetëm heshti. Vajza ime është e pafajshme, ndaj kam ardhur në këtë studio të kërkoj pafajësinë e vajzës time", u shpreh nëna me lot në sy.

Pas gjetjes së sasisë së parave, vjehrri e ka tërhequr denoncimin duke deklaruar se e falte nusen dhe se çdo gjë do të shkonte si më parë, por nuk ndodhi kështu. Pasditen e së shtunës, vajza ka lënë paraburgimin dhe ndodhet në shtëpinë e prindërve. Të vetmit që po e mbështesin 22-vjeçaren në këtë situatë të vështirë janë familja e saj, pasi bashkëshorti e ka fajësuar dhe ka kërkuar divorcin.

“Nuk i vjen keq për fëmijën e vogël, babai nuk ka ardhur nje dite te takoj djalin. Nuk i intereson me as djali as vajza ime.  Vajza ka shfaqur probleme të shëndetit mendor dhe është mbyllur ne dhome”, shprehet nëna e vajzës.

Gjithçka nisi 2 vite më parë kur 22-vjeçarja u largua nga shtëpia për të nisur jetën me një person nga Tirana, edhe pse familjarët e saj nuk ishin dakord. Jetonte në një shtëpi me vjehrrin dhe vjehrrën, por 3 muaj më parë, çifti vendosi të jetonte në një shtëpi më vete aty pranë. Këtu lindën edhe konfliktet me vjehrrën, e cila nuk dëshironte që djali i saj të kalonte në një shtëpi më vete. Por edhe pse kaluan kohë sërish hyrjet dhe daljet mes krushqive mungonin. I vetmi moment që i bëri bashkë ishte ardhja në jetë e djalit, 7 muaj më parë.

Emisioni Pa Gjurme

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb