Nazmie Buci, 82-vjeçe nga Shkodra u dhunua barbarisht me shkop nga nusja e djalit 43-vjeçarja, Elmira Buci. Sipas dëshmisë, nusja e ka goditur me bastunin me të cilin lëvizte e moshuara.
“Kam qenë në shtëpi dhe u kap nusja me mua, kapi shkopin tim (bastun) se unë lëviz me shkop, më ra, më goditi. Më mbuloi gjaku. Kam shkuar në tualet dhe më ka hedhur tri gota ujë, më ka zhveshur lakuriq dhe më ka thënë një këmishë nate ta vishja. Unë nuk i thashë asgjë, çfarë t’i thoja! M’i ka shkulur flokët edhe koridorin e kam fshirë me shpinë, më ka tërhequr nga këmbët”, rrefen ajo teksa merr mjekim në spitalin e Shkodrës.
Ngjarja ka ndodhur më 10 shtator, por djali Ylli Buci, nuk e ka dërguar në spital dhe as ka lajmëruar policinë për dhunën në familje.
“Djali ishte në punë, kur erdhi në shtëpi i tregova dhe më tha pse u kape me atë, ti e di si është ajo...Unë nuk u kapa, po rrija. Djali kur ka ardhur më ka pastruar fytyrën se isha e mbuluar në gjak”, tha e moshuara.
Të nesermen (11 shtator) e moshuara ka dalë në oborrin e banesës, ku e kanë parë fqinjët me plagë në fytyrë dhe kanë telefonuar policinë dhe ambulancën.
“Doja të lajmëroja policinë, por ma kapi telefonin nga dora dhe ma theu. Pastaj i thashe komshies”, rrëfeu ajo.
“Nuseve iu them të jenë me të sjellshme dhe t’i duan vjehrrat se janë si nënat e tyre”, apelon 82-vjecarja.
Mjekët thanë se Nazmie Buci është në gjendje të përmirësuar shendetësore, ndërsa Policia e Shkodrës arrestoi 43-vjeçaren Elmira Buci për dhunë në familje.
R.D/I.M/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?
-
Brenda 2030
59%
-
Pas 2030
29.2%
-
Nuk e di
11.7%
Vota total: 520
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Shkodër/ Djali i ish-kandidatit të PD për kryebashkiak denoncon në polici: Dy persona me motor më drejtuan armën tek pedonalja
11 Tetor, 13:34
-
Shkodër, ambasadorët marrin pjesë në marshim sensibilizues për parandalimin e kancerit të gjirit
10 Tetor, 16:22
-
‘Rally Vintage’, parada e veçantë në Shkodër me makina ikonike, të ardhura nga mbarë Europa
9 Tetor, 14:24
-
Shkodër/ Rrugët e mbushura me ujë nga reshjet, pas disa orësh rikthehet normaliteti! Parashikimi për 3 ditët e ardhshme, Beci: Edhe nesër shi
9 Tetor, 12:32
-
Nesër reshje në Shkodër e Lezhë, tre ministra dakordësojnë masat parandaluese me kryebashkiakët: Inspektoni hidrovoret dhe pastroni kanalet
8 Tetor, 21:18
-
Shkodër, volejbollistja kanadeze e Vllaznisë zgjedh të jetojë në konviktin e studentëve: Kushte të mira
8 Tetor, 18:08
-
Studentët preferojnë Infermieri, Ekonomik, Inxhinieri! Mësuesitë në pikën kritike, Rektorët: Duhet t’i reformojmë!
7 Tetor, 15:47
-
Shkodër/ Arrestohet një rumun, i vodhi me dhunë portofolin dhe celularin një adoleshenti! Gjatë kontrollit iu gjet dhe një sasi kanabis (EMRI)
7 Tetor, 12:00
-
'Veri Jug' në Beltojë dhe Kosmaç, dy fshatra si oaze paqeje! Fermeri kthehet nga emigrimi dhe investon në tokat e familjes
6 Tetor, 14:44
-
Sofra pukjane bën bashkë të larguarit që nuk e harrojnë vendlindjen
6 Tetor, 12:52
-
Pukë/ I shpallur në kërkim për kultivim të bimëve narkotike, arrestohet në Morinë 33-vjeçari! Po tentonte të hynte në vend
5 Tetor, 12:51
-
Shkodër/ Hapet tenderi 11 milion euro për Uren e Bahcallekut deri tek harku i Bërdicës
4 Tetor, 20:14
Me vjen keq moj zonje per c'ka te ndodhi,por mos prit qe nuset te te trajtojne si nenat e tyre.I trajtoni dhe ju ato si bijat tuaja?!
Përgjigju