Në datat 3-9 java e pushimit për shkollat fillore, Kushi: Do keni kohë të luani në ajër të pastër

Në datat 3-9 java e pushimit për shkollat fillore, Kushi: Do keni kohë të luani në ajër të pastër

Foto ilustruese

Ministrja e Arsimit ka ndarë një mesazh për nxënësit e shkollës fillore në kuadër të pushimeve pranverore. Kushi udhëzoi të gjithë nxënësit që këtë periudhë ta shfrytëzojnë për të luajtur me njëri-tjetrin si dhe të shijojnë natyrën.

“Të dashur fëmijë!

Siç e kemi njoftuar edhe në fillim të këtij viti shkollor, java e ardhshme 3 deri në 9 prill do të jetë java e pushimeve për nxënësit në shkollat 9-vjeçare, një traditë e rikthyer tashmë pas shumë vitesh.

Këto ditë pushimi le të shërbejnë për të marrë energji të reja pozitive duke kaluar sa më shumë kohë me familjet dhe të afërmit tuaj. Shfrytëzojeni këtë mundësi për t'u angazhuar në aktivitete të larmishme sociale, sportive, artistike, kulturore, etj.

Sigurisht që do të keni mjaftueshëm kohë që të luani në ajër të pastër, të bisedoni me njëri-tjetrin dhe të shijoni natyrën në këto ditë të bukura pranverore.

Por kam edhe një këshillë që unë gjithnjë e quaj të domosdoshme për ju gjatë pushimeve. Mos iu ndani librit dhe leximit! Bashkë me prindërit, vëllezërit e motrat, lexoni libra të bukur për moshën tuaj, libra artistikë, poezi, fabula, romane, etj.

Pushime të gëzuara!”- shkroi Kushi.

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale