Operacioni ‘Revanshi’/ Autoritetet në Dubai thonë se kanë ndaluar Marklen Hakën! Policia shqiptare i dërgon të dhënat biometrike

Operacioni ‘Revanshi’/ Autoritetet në Dubai thonë se kanë ndaluar Marklen Hakën! Policia shqiptare i dërgon të dhënat biometrike

Marklen Haka

Një tjetër i shumë kërkuar në kuadër të operacionit "Revanshi" ka rënë në rrjetën e policisë në Dubai

Autoritetet në Emiratet e Bashkuara Arabe i kanë përcjell informacion policisë shqiptare se kanë ndaluar një person që dyshohet se është Marklen Haka, i njohur si anëtari i “Bandës së Niklës” .

Autoritetet e Dubait kanë kërkuar të dhëna biometrike nga policia shqiptare, të cilat tashmë janë dërguar dhe po bëhen krahasimet nëse personi që kanë ndaluar është Marklen Haka apo një person tjetër', informon gazetari i Report Tv dhe shqiptarja.com Sokol Dema.

Marklen Haka është në kërkim për dosjen "Revanshi" nga SPAK dhe akuzohet për vrasje të mbetur në tentativë ndaj Durim Bamit, pjesëmarrje në grup kriminal dhe armëmbajtje pa leje.

Marklen Haka, në shtator të vitit 2019 i ka shpëtuar një atentati në derë të shtëpisë së tij, ku mbeti e vdekur halla e tij, Shpresa Basha. Marklen Haka arriti të shpëtonte vetëm me një plumb në krah.

Objektiv i atentatit ishte vetë Marklen Haka, ndërsa halla e tij dyshohet se ishte qëlluar aksidentalisht. Ajo kishte hapur derën e jashtme të shtëpisë, në momentin kur ishte qëlluar për vdekje me armë zjarri.

Marklen Haka ka qenë i arrestuar më herët për një vrasje të ndodhur në Qershor të viti 2011 në zonën e ish-Bllokut në Tiranë, por ishte liruar për mungesë provash.

Më 8 qershor 2022, ai i shpëtoi një tjetër atentati, në hyrje të fshatit Nikël në Fushë-Krujë por shpëtoi, duke marrë një plumb në nofull.

Në janar të 2022 ai u prangos nga RENEA-s pas një operacioni që çoi në arrest 19 persona.

Kujtojmë se, më 12 qershor 2024, në Dubai u arrestua Durim Bami, i cili është në akuzë në dosjen “Revanshi” për 4 vepra penale, nga sigurimi i kushteve për vrasje deri tek grup i strukturuar kriminal, kultivim droge dhe kryerje të veprave penale nga organizata kriminale, ose grup i strukturuar kriminal. Durim Bami, bashkë me Endrit Doklen, Marklen Hakën dhe Xhelal Rrajën, do vrisnin Arben Ndokën. 

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Mirjan: 31/07/2024 21:19

    Boll me keto lajme aman se askush nuk ekstradohet nga Dubai, kot nuk kane shkuar te gjithe andej. Te gjithe ne nje supermarket shkojne e blejne e nuk jua mban bytha te behen trima atje se te varin per kembesh!

    Përgjigju
    • Vlora: 01/08/2024 10:00

      Po vëlla po blinte Coca Cola në supermarket Durim Bami edhe erdhi Marklen Haka bleu Orbit ishin te dy njekohesisht tek kasa per te paguar edhe as ja hodhen syte fare njeri tjetrit vetem se Markleni kerciste dhembet qe ta degjonte Durimi vetem kaq.

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Deputeti i LDK: Veprimet e qeverisë Kurti, e kanë kthyer presionin e Perëndimit ndaj Kosovës

Deputeti i LDK: Veprimet e qeverisë Kurti, e kanë kthyer presionin e Perëndimit ndaj Kosovës