SPAK goditi 7 grupe kriminale, GJKKO lë në qeli 9 të arrestuar! Avokatët: Arrestimi s’është i ligjshëm, nuk faktohet se kujt i përket numri në Sky ECC (EMRAT)

TIRANË- 9 prej 14 të arrestuarve brenda vendit me vendim të GJKKO dhe kërkesë të SPAK në operacionin ku u shkatërruan 7 grupe kriminale u lanë në masën arrest në burg. Mes tyre, u la në burg Naim Stafuka është vëllai i Enver Stafukës, i cili u rrëmbye në shkurt të 2015 në Fushë-Krujë dhe që atëherë rezulton i zhdukur. Viktor Ymeraj i njohur si “Tori i Xhihanes”, si pjesë e grupit të Shullazit rezulton se bashkëpunoi me Vis Martinaj për vrasjen Durim Bamit. Në burg u la edhe Mir Brryli miku e bashkëpunëtori i Pëllumb Gjokës i arrestuar nga Metamofroza.

Seanca nisi në orën 10:00 të paradites, por u shty me 3 orë pasi avokatët mbrojtës kërkuan të njihen me dosjen hetimore. Në seancën e rinisur në orën 13:00 me dyer të mbyllura pati debate. Mbrojtja i kërkoi gjykatës të mos pranojë si prova komunikimet e “SkyECC”, pasi sipas tyre janë të paligjshme, por kjo nuk i bindi togat e zeza të ndryshojnë qëndrim.

Nga zbardhimi i aplikacioneve të koduara, kanë dalë bisedat mes të arrestuarve që u përkasin grupeve kriminale të goditura nga SPAK. Vetëm këto përgjime janë 20 fashikuj, ndërsa vendimi i gjykatës është me 243 faqe.

Nga 50 urdhër arreste në total, 14 prej tyre u ekzekutuan brenda vendit, ndërsa 6 të tjera jashtë, 2 në Itali, 1 në Gjermani, 1 në Spanjë dhe 2 në Belgjikë. 30 të tjerë janë ende në kërkim, mes tyre edhe ish-deputeti i PS, Arben Ndoka.

Gjatë kontrolleve në vilat e bosëve të krimit u gjetën rreth 3 mln euro cash, flori e pasuri të tjera, në total 4.5 mln euro. Prokuroria e Posaçme goditi grupin kriminal të Ervis Martinajt, i cili në aleancë me grupin e drejtuar nga ish deputeti i PS, Arben Ndoka, dhe bashkëpunëtor me grupin kriminal të Avdylajt në Durrës, rekrutonin vrasës me pagesë të cilët veprojnë kryesisht në zonën e Fushë – Krujës dhe në zonën e Burrelit. Gjithashtu kontaktuan Emiljano Shullazhin për realizimin e vrasjes se Durim Bamit.

Nga hetimi u evidentua edhe përfshirja e katër policëve, dy prej tyre në role drejtuese, gjatë vitit 2020. Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, Henerigert Mitri organizonte lojërat e fatit dhe me Shefin e Seksionit të Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve po në këtë drejtori, Klodjan Shahini, drejtonin kultivimin e kanabisit. Pjesë e grupeve kriminale ishin edhe dy efektivë të RENEA-s. Sipas SPAK, karakteristikë për këta grupe kriminale është dhuna e egër e treguar në kryerjen e krimeve, si dhe pasojat shumë të rënda të ardhura nga këta veprime kriminale. Nga operacioni i SPAK u zbardhën planet për 8 vrasje, 4 të mbetura në tentative.

Emrat e 8 të arrestuarve që u lanë në burg
1-Naim Stafuka,
2-Armando Ndreca,
3-Robert Laçi,
4-Viktor Imeraj,
5-Satilno Basho,
6-Deivis Bajramaj,
7-Drianto Bardhi, 
8-Miri Bruli
9.Blerim Abazi

SI.E./M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Avokati Shtetit: 19/05/2024 15:26

    Ketij avokatit i duhet hedhur nje kove me acid suratit ,nuk po them familjarve te tij se ata skan faj,por ketij rrobqirit qe thot nuk dihet kujt i perket numri.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Hapet tregu i gjelave të detit në Baldushk, Veliaj: Konsumoni produktet lokale për të ndihmuar familjet e zonës

Hapet tregu i gjelave të detit në Baldushk, Veliaj: Konsumoni produktet lokale për të ndihmuar familjet e zonës