Terr i plotë dhe 'bori revolte'! Incident tek 'Astiri', banorja-shoferëve: Do ju djegim makinat! (VIDEO)

Ka degjeneruar në përplasje mes banorëve dhe drejtuesve të makinave, protesta tek "Astiri", e cila është përmbyllur me një incident. Nën errësirë totale, në mes të rrugës, banorët e zonës së Astirit, në protestën e radhës që i ka kaluar mbi 5 muaj, hasën në revoltën e shoferëve, njëri prej të cilëve ka kaluar me shpejtësi në mesin e njerëzve, por pa shënuar të lënduar. Protesta, prej muajsh transmetohet drejtpërdrejtë edhe në faqen zyrtare të Partisë Demokratike në Facebook, dhe në video dëgjohet edhe momenti kur makina shton shpejtësinë, përplaset me disa objekte në rrugën në ndërtim, dhe largohet. Dëgjohen të bërtitura grash dhe fëmijësh të trembur. Ky moment u cilësua si provokim nga ana e banorëve protestues.  Partia Demokratike pretendon se Policia ndodhej shumë pranë vendit të ngjarjes por nuk ka ndërhyrë.

"Mos u bëni pre e provokimeve. Banorë distancohuni nga shoferët janë thjesht provokacione. Edhe shoferët të ruajnë qetësinë. Po shtypen njerëz, ku është policia që paguajmë ne, që mbron krimin. Edi Rama po bën krim, që na marrsh të ligat ne", u dëgjuan banorët.

Ndërkohë, pas këtij incidenti një banorë kërcënoi shoferët se do t'i vënë flakën me benzinë makinave të tyre, në rast se tentojnë raste të tilla.

"Në rast se ata tentojnë të shtypin banorët do t'i vëmë flakën do t'i djegim me benzinë makinat, është lajm i sigurtë, mos ti vi keq atëherë", tha banorja.

Banorja qe u shpreh se do te digjen makinat

Sipas PD-së, makina që u fut me turmës është me targa të huaja, duke shpërndarë edhe një foto të saj.

Gjatë gjithë kohës që banorët e Astirit mbanin fjalime në zonën e Unazës së Re, duke bllokuar rrugën, në sfond dëgjohen boritë e shoferëve të bllokuar në trafik, në protestën që duhet theksuar se zgjat përditë më shumë se një orë, dhe çdo ditë trafiku paralizohet në këtë zonë.

Banorët e zonës që njihet si "Astiri" i kanë kaluar 5 muaj në protestë, kundër projektit të ndërtimit të Unazës së Re, për të cilin duhet të shemben disa nga shtëpitë e tyre, për tu dëmshpërblyer. Rruga është në ndërtim e sipër, e për këtë shkak ndodhet në errësirë totale, ndërsa punimet në lotin e parë janë ndërprerë pas zbulimit të problemeve me një nga kompanitë tenderuese. Që në nisje, protesta është mbështetur nga Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim, ndërsa të njëjtët banorë i janë bashkuar edhe protestave të opozitës jo parlamentar për të kërkuar rrëzimin e qeverisë.

G.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • [email protected]: 05/04/2019 09:21

    Evropa qe duam. Shqiperia si gjithe Evropa. Me kta si bllokojne rrugen done Evrope. ne Evrope skishe per te pase shanse veq ni her me bllokuare rrugen dhe ishin penduar si kan lind jo ma dalin dhe i bajne presjon qytetarit atyre qe paguajne per kto rruge dhe kta mister&miss kerkushat si lene as te shkoje ne shpi. Turp me te vertet per policine si nuke jau bane shpinden ma bute se barkun.

    Përgjigju
  • lesh e lija: 05/04/2019 07:33

    Ke gocen do ta morim partizone meçe çenka kaq trime?kesaj goce duhet tja fusi shkopin e gomes ne by** qe mos ti bie ndermend te dali per te bo presion per djeg,je maqinash,o popull maskara a mendoni se ka te semure qe doj,ne ndihme nena me femije te vegjel qe dalin nga puna dhe jane te rraskapitura mezi ç,presin me shku ne shtepi ju paliaçot i bllokoni me pa te drejte,ketu eshte faji i policise qe nuk ju hy ne hu,qe mos tju bie me ne mend te bllokoni rruget e qytetareve te lodhur,dilni e protestoni ne vende qe nuk bllokoni rrugen o plehra.

    Përgjigju
  • Boomerang: 05/04/2019 07:32

    Me c"te drejte i'u bllokoni rrugen (tash 3 muaj) njerezve qe punojne vertete(se ju merrni qerane e Dyqaneve te tokes se xanun)!

    Përgjigju
  • Ermal Hoxha: 05/04/2019 05:15

    Mos e krruani me Ne o AS.....Tir se me boria ju trembim. Kelysha ballistesh. Ju kemi krasit qe ne djep, dhe tani po na hudhni shurren perpjet. Popull lepur, u bote ju

    Përgjigju
  • Pushtuesit: 05/04/2019 00:55

    Mjaft se e lodhet popullin duke i bllokuar rrugen. Kjo do te kishe ndodhur para shum kohesh, juve ku duhet nje leksjon i mir.

    Përgjigju
  • Topi: 04/04/2019 23:59

    Ata duhen shtypur gjith qe bejn si gore i ka ven PD bejn si qent e pd kapini me shop gome ti nxini ne drru plerst qe bllokojn rrugen

    Përgjigju
  • tori: 04/04/2019 23:02

    I beni nder Shqiperis o shofer.Shtypni kto hajdut te pronave

    Përgjigju
  • Shef Gordoni: 04/04/2019 22:09

    Po ikni o fis minjsh se boll u rate me qafe njerezve ne hallin e tyre. Edhe ate qirane qe ua kane premtuar mos t’ua japin hic tani. Boll bete si viktima se boll ju kane duruar shoferet deri me sot. Dilni si minj kur bie nata o barbare qe s’njihni as ligje e as pergjegjesi. Nese na vinte pak keq per ju, tani s’na vjen hic.

    Përgjigju
  • Lond: 04/04/2019 21:47

    E dashka policin tani kjo

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Albcontrol 39,7 milionë lekë për pajisjet e Kullës së Kontrollit në Aeroportin e Vlorës

Albcontrol 39,7 milionë lekë për pajisjet e Kullës së Kontrollit në Aeroportin e Vlorës