Dokumenti i ri/ Kush ia dhuroi makinën 130 mijë euro Lulzim Bashës për të mbyllur protestën e ASTIR-it

Dokumenti i ri/ Kush ia dhuroi makinën 130 mijë euro Lulzim Bashës për të mbyllur protestën e ASTIR-it

Lulzim Basha me makinën Mercedes Benz, Tipi: 221, Modeli: S 350 me targa AA 111 EN

Në një takim elektoral të ditëve të fundit në Tiranë, Kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj, ngriti një pyetje: pse kryetari i PD, Lulzim Basha, i mbyll me nxitim protestat, pasi merr ndonjë dhuratë nga firmat koncensionare? Një pyetje, e cila në fakt është bërë disa herë në mëdia dhe shpeshherë ato e kanë lidhur me faktin se kreu i PD u vë gjoba kompanive të ndryshme në emër të protestave kundër rpojekteve të Bashkisë apo qeverisë. Një gjobë, në natyrë apo në cash, të cilat kompanitë detyrohen ta japin për të mbyllur antireklamën e PD.

Rasti më flagrant, të cilës duket se i referohet edhe Veliaj është protesta e Astir-it, për ndërtimin e Unazës së Madhe. Përse u mbyll atje protesta, pyeti Veliaj, menjëherë pasi Lulzim Basha mori dhuratë një makinë prej 130 mijë Euro nga firma “Viktoria Invest”? Pyetja rikthen sërish në vëmendje një çështje që duket si “patate e nxehtë”në duart e Bashës.

Akuza mbi dhuratën e makinës nga kompania Viktoria Invest për Bashën, në kulmin e protestave të PD kundër projektit të Unazës së Madhe, u bë fillimisht në Parlament nga deputeti i PS, Taulant Balla. Nga foltorja e Kuvendit, Balla paraqiti dy dokumente që vertetojnë se makina që përdor kreu i PD Basha, ka qenë në pronësi të kompanisë Viktoria Invest. Kjo kompani është nënkontraktore e punimeve tek Unaza e Re. Çështja bëri bujë, pasi PD dukej se kauzën e vet e kish ngritur te protesta në ASTIR, ndërkohë që vetë kryetari i saj pranonte dhuratë nga kompania që ish ngarkuar të kryente punimet në segmentin e Unazës së Tiranës, ku zhvilloheshin protestat.

Dokumenti që tregon se makina ishte në pronësi të Viktoria Invest

Por, çështja nuk mbaron me kaq. Nga një dokument i siguruar, dhe pikërisht Leja e Qarkullimit të makinës, vërtetohet se makina Mercedes Benz, Tipi: 221, Modeli: S 350, Nr. VIN: WDD2211581A293860, dhe me targë AA 111 EN, më së pari ka ndërruar targë dhe ajo rezulton në Elbasan dhe jo në Durrës siç deklaron Lulzim Basha. Targa e mëparshme ka qenë E

L 3870 C, pra e regjistruar në Elbasan.

Leja e qarkullimit për makinën Mercedes Benz, Tipi: 221, Modeli: S 350 me targa AA 111 EN

Duke vijuar më tej, me një kërkim të thjeshtë në internet, rezulton se makina Mercedes Benz, Tipi: 221, Modeli: S 350, shkon me një vlerë deri në 130 mije euro ose 214 mije dollare australiane, sic shihet ne dokument.

Çmimi i makinës së Bashës Mercedes Benz, Tipi: 221, Modeli: S 350

 

I.K/xy/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • zamir: 09/10/2020 10:51

    bravo erjon e ke kapur i ka bere dhurat nje makin per unazen , qe kushton 130000 euro, po si ja ka bere se tenderi u be ne 2018 dhe makina u dha ne 2012 apo e kan bere me plan thua? qe ti me jep makinen ne 2012 dhe une sdo dal ne protest ne 2019. Mir qe mashtron po te pakten beje tamam , apo ajo e Gener 2 18 milion euro dhe 20 unaza ska gje ato nuk quhen apo pse si thua pse u nda ne 3 lote unaza? sepse si kishte asnje 20% e 40 milion euro kesh...L o q e

    Përgjigju
  • Vloreee: 07/10/2020 05:57

    Vk lali eri makina eshte e vjeter .... po ti flet me na nje gangon te te sqaroka mubetet ... beavo po rritesh po behesh (burre)

    Përgjigju
  • Cubi: 07/10/2020 03:05

    Ky eshte per KRYEMINISTER!!!!!!!!!!!!!!! MER vesh o popull sa i dhimseni ketij lloj Monstre????????????????????????????

    Përgjigju
  • Kajaku: 06/10/2020 23:10

    Jo po I dhuruan motor she Nje biciklet elektrike , kaq posht paska ra piaca e Lulit , Apo Kshu thot tuçi i quksit .

    Përgjigju
  • Alb: 06/10/2020 21:55

    Vtm ketyre u bejn dhurata te tilla edhe ska fare kerkes llogari ndersa ketyre te administrates apo bisnese te thjeshta po te deklaronin te kontrolli pasuris me ka ber dhurat filani 10 mij euro te asimilonin te qarkonin si terrorist.

    Përgjigju
  • Levizja: 06/10/2020 20:31

    Victoria Invest ne kohen e Berishes she Bashes ka lulezu nga te gjitha anet. Imagjino kur ishte Basha dhe kryetar Bashkie moren persiper dhe pastrimin e plehrave te Tiranes. Pd dhe Lsi kane nje nyje te forte me kete firme. Aq te THELLA I kane rrenjet si ke filmi LA PIOVRA

    Përgjigju
  • FATMIRI: 06/10/2020 20:22

    O ERION NA RROFSH TRAPIN PO KU KA ME LANGARAQ NGA TY O ZAGAR QE I DEL NE MBROJTJE BASHES QE KUR ISHTE MINISTER I BRENDESHEM BASHK ME SALI KANCERIN VRAN KATER VET NE BULEVARD O ZAGAR BASHA BYTHSHKERDHYERI ME KETO PISLLEQE ESHTE MAR

    Përgjigju
  • Kajo: 06/10/2020 19:50

    Seriozisht e keni me kte lajm 200.000$ makine e vitit 2009? Po sot dhe bufi e di sa bejn makina te tilla

    Përgjigju
  • Yyy: 06/10/2020 19:33

    Per 5000 euro e gjen ne europ 2009 mos ja fot kot o balla po leri pyjet rehat se kur katundari hypen ne pushtet e drejton qytetarin vl

    Përgjigju
  • Tirona: 06/10/2020 19:23

    Une kete veprim te Bashes e shikoj me syrin e nje analisti konspirativ.Ai kete veprim e ka bere me qellim se e din qe nuk denohet nga ligji, qellimi i tij ishte te fitonte nje makine , te lejonte fillimin e punimeve, te bente te pakenaqur votuesit qe ta denojne me vote zgjedhjet e ardheshme sepse Basha deshiron te qendroje ne Opozite per ta spastruar nje here e mire PD nga te paaftit, se po e mori pushtetin ne keto zgjedhje me kete staf qe ka tani basha nuk e mban as tre muaj. Nese do ta kishte bere Ballaj apo Veliaj kete veprim te Bashes duke mare dhurate nje Makine atehere do te ishte problem dhe keta te dy si fuksionare te larte shtetit do te perfundonin ne burg dhe PS do te kishte kosto te madhe politike. Opozitarit i lejohet te mari dhe te japi dhurata ndersa funksionarit te larte shteteror i ndalohet me ligj.Balla dhe Veliaj, mos u boni xheloz Bashes i ra bixha dhe po e perdor per rrugetimin politik te tij, ndersa Ju mund ta boni kur te dilni ne opozite.

    Përgjigju
  • Skuptoj: 06/10/2020 19:13

    Makine 130.000€ e vitit 2009 , plus me duket se kishte pas ur edhe targe te vjeter . Shum gjera duken te dyshimta pervec faktit se ky luli i ben kto gjera

    Përgjigju
  • JamKushJam: 06/10/2020 18:27

    tani qe Lulushka i ka marr $$$$ firmes edhe s'eshte habi.... po pyetja qendron sa lek i ka dhene kesh se makinen e ka patur si meze!!!! ... plus Victoria Invest sikur ishte vene emri i vajzes se tij... mos e ka prone kete kompani prandaj ndaloj protestat kur kuptoi qe s'do ja hiqnin kontraten pasi kane rene dakort per dicka???

    Përgjigju
  • redi: 06/10/2020 18:04

    Me vjen keq per naftetaret e mjere qe jane viktime e krimit shteteror qe u krye jo vetem me Rafinerine por ne pjesen me te madhe te sektorit te naftes.Cfar habiteni me presidentin dhe PD ?A nuk ishin ata ne qeverisje qe shiten Rafinerine tuaj ?

    Përgjigju
  • Spak: 06/10/2020 17:59

    Po ktij kosovarit te viktoria invest qe ka vrare e prere ne elbasan pse nuk i shkon ofl??????

    Përgjigju
    • Levizja: 06/10/2020 20:26

      Fat Kucit nuk I shkon OFL se po nderton ke Astiri zotni I duhet levizjes.

  • Erik: 06/10/2020 17:59

    215 mije dollare australian jane aq sa thote Veliaj, 130 mije Euro.

    Përgjigju
  • o erion: 06/10/2020 17:36

    ore po ju ne shqiperi jeni te paftyre. Tani nese veliaj apo balla ka ndonje info te ikin direkt ne prokurori. Pastaj Veliaj nese ka dyshim qe nje kompani qe punon per nje projekt te bashkise qe ai drejton eshte e perfshire ne korrupsion te pezulloj/anulloj kontraten. po ju qenkeni langaraqe te gjithe.

    Përgjigju
    • pse: 06/10/2020 19:49

      per cfare te shkojne, kjo eshte pafytyresi me shume se ceshtje e prokurorise

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Jubileu 2025, Papa Françesku hap derën e shenjtë në burg

Jubileu 2025, Papa Françesku hap derën e shenjtë në burg