Nxënëset e ‘Mehmet Akif’ sërish sot në protestë, kërkojnë anulimin e vendimit për mbylljen e shkollës

Nxënëset e ‘Mehmet Akif’ sërish sot në protestë, kërkojnë anulimin e vendimit për mbylljen e shkollës

Protesta e nxënësve të 'Mehmet Akif'

Për të tretën ditë radhazi, nxënëset e kolegjit turk “Mehmet Akif” po protestojnë pasi shkolla e tyre u mbyll me vendim qeverie për shkelje ligjore. Nga oborri i kolegjit, brohoritën me thirrjet “Shkolla ime është zgjedhja ime”.

Ato premtojnë që do të vijojnë protestat derisa të anulohet vendimi pasi thonë se është në favorin e tyre. Mëngjesin e sotëm është zhvilluar mësim normalisht ndonëse qeveria ka lënë afat 3 javë që të lirohen ambientet.

Nga ana tjetër, përfaqësuesit e kolegjit turk thonë se do ta hedhin në gjyq cështjen.

Nxënësit e kolegjit turk Mehmet Akif kundërshtuan edhe pak ditë më parë me protestë vendimin e qeverisë për heqjen e licencës me argumentin se godina e re në Mëzes nisi mësimin pa u certifikuar nga ministria. Drejtori turk i kolegjit hodhi dyshime se kjo bëhet për shkak të kërkesave të përsëritura nga Erdogan, ndërsa ministria e Arsimit i mohoi këto aludime duke marrë përsipër edhe transferimin e nxënësve në shkolla të tjera.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen