Hapa drejt artit, ky është titulli i ekspozitës së çelur nga nxënësit e klasave të 6, 7, 8 dhe të 9 të shkollës jo publike Albanët.
Në punimet e tyre vihet re gëzimi që kjo moshë ka por edhe shqetësimet.
Mësuesja e vizatimit, e cila organizoi dhe këtë ekspozitë për të nxitur fëmijët drejt artit është shprehur se orientimi i fëmijëve drejt artit i bën ata qytetarë më të mirë.
‘’Unë e kam titulluar ekspozitën’’Hapa drejt artit’’. Në të gjitha punimet kemi prekur nga pak të gjitha teknikat, për t’i përgatitur sesi shkohet drejt artit. Rruga drejt artit është me mund dhe sakrificë’’,-u shpreh mësuesja.
Ndërsa nxënënsit që kanë marrë pjesë në këtë ekspozitë, ndihen të vlerësuar dhe shohin me endje punët e tyre dhe të njëri-tjetrit.
‘’Është shumë bukur, unë madje kam qenë pjesë e ekspozitës së shkollës ‘’Albanët’’. Kjo është hera e parë që në ekspozitë, nuk janë pikturat e mia. Por gjithsesi ndihem shumë mirë dhe jam shumë e lumtur që ata që kam lënë pas janë vërtet të talentuar’’,-është shprehur nxënësja.
Ekspozita qëndroi e hapur vetëm një ditë, por edhe kjo e mjaftueshme për të nxitur fëmijët jo vetëm të pikturojnë, por edhe të tjerët që të shijojnë punën e kolegëve të tyre.
Gjithashtu, ishte në ekspozitë e cila u mbështet nga Begator Mane, administrator i shoqërisë Rogat Security.
[gallery]21330[/gallery]
Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO