Nxënësit nuk ‘i shpëtojnë’ mësimit me turne edhe këtë vit! Prindërit: Marrëzi, do ankohemi  

Nxënësit e arsimit fillor nuk do t’i shpëtojnë mësimit me turne në vitin e ri shkollor. Pridërve të disa shkollave në kryeqytet u ka mbërritur një shkresë e tillë ku lajmërohet se për shkak të numrit të lartë të nxënësve do të duhet që shkollat të krijojnë më shumë klasa, ndërkohë që nuk janë kapacitetet e duhura për mësim paradite për të gjithë. Kjo është shkresa që njofton prindërit se pavarësisht se pandemia ka mbaruar mësimi në disa shkolla  do të vijoj me turne.

Vendimi:

“Mbështetur në udhëzimin nr 14.dt 10.07.2023 "Për numrin e nxënësve për klase dhe ngarkesën mësimore të punonjësve arsimorë ne Institucionin e Arsimit Parauniversitar ", u hapën katër klasa paralele për klasat e VI-ta klasat e VII-ta dhe e VIII-ta. Duke parë se fizikisht në ambientet e shkollës kemi 24 klasa dhe faktikisht kemi 30 klasa me nxënës

U Vendos:

Për vitin shkollor 2023-2024 në turnin e dytë pasdite të jenë :

• Klasat e II-ta A.B.C

• Klasat e III-ta A,B.C

Prindërit kritikojnë faktin se ende në 2023 në Shqipëri mësimi duhet të vijojë me turne. Ata e kundërshtojnë vendimin dhe shprehen se do të paraqesin ankesa.

“Ne jemi vend i çudirave ne shqiptarët. Imagjino të thuash pas 30 vitesh demokraci, që dhe në komunizëm ato shkolla që ishin jo të mira po gjithsesi të thuash pas 30 vjetësh që bëhet mësim me turne është turp se po ta dijë bota që bëhet kështu na vendos kryqin e zi. Kjo është marrëzi. Imagjino dhe për një mësues që është një nënë një grua. Si mund të shkoj ajo në 10 të darkës te shtëpia. Edhe mësuesi s’është në gjendje të kryejë punën e vetë, fëmijët të përgjumësh. Ajo çka është më e keqja është se këtu na është vrarë shpresa, s’del kush në protesta. Ndaj të gjithë duan të ikin të largohen .”

“Nuk desha të bëhej me turne. Doja të bëhej tamam 8 mëngjesit me 12, siç e kanë fëmijët. Është shumë e sikletshme dhe të prish punë. Nuk llogarit dot kohën se po nuk punoi prindi s’ka si shkollon fëmijën.”

“Do të doja mësim paradite.”

Por, ka fëmijë të cilëve pa menduar gjatë për angazhimet e prindërve në punë të iu pëlqen mësimi në turn pasdite.

“Sepse mund të fle më shumë gjumë.”

Viti i ri shkollor nis më 11 Shtator. Pavarësisht kundërshtimeve nga ana e prindërve duket se zhvillimi i mësimit me turne në disa shkolla në kryeqytetet është një vendim tashmë i pa kthyeshëm.

SI.E./E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Shaqo: 21/08/2023 22:29

    Kur levizja e popullsise behet kaotike, shqetesimi per shkollat,eshte gjeja ne e vogel. Probleme ka shendetesia, ujsjellesi, te cilat, sado i fuqishem te jete shteti,do te mbeten si probleme. Ankohet prindi me te drejte, po sikur te mos ishin ngritur aq shkolla ne keto 3-4 vitet e fundit, e mendoni si do te ishte situata.

    Përgjigju
    • A. N.: 22/08/2023 08:20

      Popullsia po pakesohet dita dites me me pak lindje si dhe emigrim ndersa tek ne vazhdon marrezia e shkolles me turne.

  • Mario: 21/08/2023 19:08

    po qna gjeti ne qe beme mesim ne klasa me numer te madh nxenesish, shtoni banka se edhe mesimi behet me mire kur femijet degjojne me shume pergjigjet e njeri tjetrit ne mesim. Zgjidhet edhe problemi i orareve te tejzgjatura me turne rraskapitese dhe produktivitet te ulet mesimi

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja