‘Nxitës i kryengritjes në kongres’/ Historike në SHBA, Dhoma e Përfaqësuesve voton pro inkriminimit të presidentit për të dytën herë! Trump: Qesharake

‘Nxitës i kryengritjes në kongres’/ Historike në SHBA, Dhoma e Përfaqësuesve voton pro inkriminimit të presidentit për të dytën herë! Trump: Qesharake

Donald Trump

Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka vendosur të akuzojë formalisht presidentin Donald Trump, si të përfshirë në nxitjen e protestave të dhunshme në SHBA, ku mbetën të vrarë 5 persona, 4 protestues dhe një polic.

Një vendim historik, ku përfaqësuesve demokratë u janë bashkuar të paktën 10 republikanë, duke arritur kuorumin e 217 përfaqësuesve që nevojiteshin. Numërimi vazhdon, megjithatë, ndarja e deritanishme është: 217 demokratë votojnë pro dhe 10 republikanë pro (më shumë sesa pritej fillimisht).

Akuza është një e vetme, “nxitje e një kryengritjeje”. Është hera e parë që një president amerikan përfundon në një procedurë të tillë si impeachment, dy herë në një mandat.

Ligjvënësit demokratë janë të gatshëm të shpallin fajtor presidentin Trump, sa u përket protestave të dhunshme. Prokurorët amerikanë thanë të martën se ata kanë identifikuar më shumë se 170 persona për akuza të mundshme penale në lidhje me sulmin e dhunshëm ndaj Kapitolit javën e kaluar dhe presin që numri të rritet më tej në javët e ardhshme ndërsa vazhdon një hetim masiv mbi protestën e dhunshme të mbështetësve të Presidentit Trump.

Kurse republikani i Dhomës Përfaqësuese Tom Cole ka thënë se fajësimi do të ndajë më tej vendin. Ndërsa sulmi i 6 Janarit theksoi ai të jetojë në kujtesën e tij si dita më e errët gjatë kohës që ka shërbyer.

Ndërkaq pak më parë Trump u ka bërë thirrje të gjithë amerikanëve të ndihmojnë në qetësimin e tensionit në vend, duke thënë se ai nuk qëndron pas dhunës së shfaqur gjatë kryengritjeve ku humbën jetën 5 persona.

Kjo është e dyta herë që Presidenti Trump akuzohet për impichment. Në fillim të vitit 2020 ai u akuzua për ndërhyrje pranë Presidentit ukrainas që të niste hetime ndaj rivalit të tij Joe Biden. Presidenti amerikan Donald Trump reagoi duke thënë se përpjekja e ligjvënësve demokratë për të ngritur akuza për shkarkim në ditët e fundit të presidencës së tij është "absolutisht qesharake". Duke folur para gazetarëve për herë të parë që kur mijëra mbështetës të tij sulmuan Kapitolin të mërkurën e kaluar, Presidenti Trump hodhi poshtë çdo pretendim se ai ishte përgjegjës për kaosin që la të vdekur pesë njerëz. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:19
(FOTO) Garda Kombëtare e SHBA-së ‘pushton’ Kapitolin! Frikë nga përplasjet, ndërkohë që po votohet për inkriminimin e Trump

Nga frika se mund të ketë përsëri përplasje të ngjashme si ato të javës së kaluar në SHBA, një pjesë e Gardës Kombëtare “kanë pushtuar” Kapitolin, ndërkohë që Dhoma e Përfaqësuesve ka nisur diskutime lidhur me kërkesën për inkriminim të Donald Trump.

Nëse votimi do të konfirmohej do të ishte hera e parë në historinë amerikane që ndaj një presidenti ngrihen dy herë akuza për shkarkim gjatë mandatit të tij.

Këto janë një pjesë e fotove të cilat shfaqin situatën aktuale të brëndshme nga Kapitoli.

Disa prej tyre janë fotografuar me armë në dorë ndërsa të tjerët të shtrirë duke pushuar në dysheme.

 

/B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fshati: 14/01/2021 07:28

    Po ju kur do e denoni Berishen qe ben thirrje per armatosjen e popullit ?

    Përgjigju
  • ret: 14/01/2021 00:24

    forca trump, mos u dorezo kurre perballe elites qe na nxin jeten

    Përgjigju
    • Bimi: 14/01/2021 09:17

      Po shko mo ari

    • Net: 14/01/2021 07:01

      O ret,Trumpi eshte fatkeqsia Amerikes.

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Mat/ Humbi kontrollin e makinës, 40 vjeçari përplas për vdekje të moshuarin

Mat/ Humbi kontrollin e makinës, 40 vjeçari përplas për vdekje të moshuarin