Nxiti mjaft reagime në rrjet, Elhaida Dani reagon për herë të parë pas komenteve për lidhjen me Ledianin: S'kam thyer asnjë kod moral

Nxiti mjaft reagime në rrjet, Elhaida Dani reagon për herë të parë pas komenteve për lidhjen me Ledianin: S'kam thyer asnjë kod moral

Elhaida Dani dhe Lediani

Puthja mes Ledianit dhe Elhaida Danit foli më shumë se çdo fjalë. Këngëtarja e njohur dhe balerini i saj në “Dancing With The Stars” përpos partnerë në skenë në këtë spektakël tanimë janë edhe partnerë në jetë.

Pas bërjes publike të romancës me Elhaidën, doli në dritë edhe fakti që ai prej vitesh ka qenë i fejuar me një bionde simpatike të quajtur Ditjona Bora, lidhje e cila nuk ka shumë që ka përfundur. Ndonëse arsyet e ndarjes nuk janë bërë kurrë të ditura.

“Si asnjëherë tjetër në karrierën time, përtej bashkëpunimit profesional, ndjeva emocione dhe shkëndija të sinqerta, të cilat nuk i përmbajta dot. Besoj shumë te forca që rrezaton dashuria për të frymëzuar, reflektuar në pozitivitet për t’i bërë njerëzit më të mirë, ndaj, kjo shpejgon arsyen pse vendosëm t’i ndajmë me publikun ndjenjat që kemi. Nga reagimet tuaja kuptova që veprimet tona mund të jenë dukur të nxituara pasi kanë shkaktuar indinjatë duke konsideruar disa rretha, të cilat i kemi sqaruar përpara se kjo marrëdhënie të niste. Më besoni që unë nuk kam thyer asnjë kod, qoftë edhe moral. Por, nuk jam unë personi që duhet t’i sqarojë mirë për publikun. E ndjej që mund të kem zhgënjyer disa prej jush (edhe pse pa ditur historinë e vërtetë) dhe për këtë jam mërzitur, sepse e di që dashuria dhe marrëdhëniet mund të jenë komplekse. Në finale, dua gjithsesi të kërkoj ndjesë për çdo shqetësim që mund të kem shkaktuar. Jam e përkushtuar të vazhdoj të punoj fort për të merituar”- shkruan Elhaida.

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzore, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzore, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat