Nxitje punësimi/ 6 muaj këshillim për punë, me pagesë për grupet vulnerabël

Shteti do të ndihmojë integrimin drejt tregut të punës të personave që vijnë nga kategoritë e veçanta si ata që trajtohen me ndihmë ekonomike, ata me aftësi të kufizuara, anëtarët e komunitetit rom dhe egjyptian si dhe gra që banojnë në njësitë administrative vendore, ku nuk ka struktura punësimi.

Për 6 muaj këtyre qytetarëve, që janë të regjistruar si të papunë në zyrat e shtetit, do t’u ofrohet këshillim i specializuar se ku mund të punojnë, vetëpunësim apo këshillim profesional për të gjetur një punë. Programi do t’u japë motivim financiar ku për pjesëmarrje në program pagesa do të jetë në vlerën prej 8 mijë lekësh në muaj, për çdo përfitues ndërsa për personat me aftësi të kufizuara, pagesa është 10 mijë lekë në muaj.

Përveç kësaj do të ketë edhe bonuse për shpenzimet e transportit në vlerën prej 1800 lekësh në muaj, në rast se distanca e vendbanimit nga vendi i zbatimit të programit është më e madhe se 2 (dy) km. Bonus do të ketë edhe për kujdesin e fëmijëve në ngarkim, deri në fillimin e arsimit bazë, në vlerën prej 4 mijë lekësh në muaj për fëmijë si dhe për kujdesin e të moshuarve ose të të sëmurëve në ngarkim, në vlerën prej 3 mijë lekësh në muaj për person.

Megjithatë për të qenë pjesë e kësaj skeme ka edhe disa kritere. Përfituesit e këtij programi do të jenë personat që kanë më shumë se 6 muaj të pa punë dhe të regjistruar me këtë status në zyrën e punës.            

Gjithashtu personat që largohen nga programi pa miratimin paraprak të këshilluesit dhe të specialistit përkatës në zyrën e punës, humbasin statusin e punëkërkuesit të papunë.

Ky program që sapo është publikuar në fletoren zyrtare, do të zbatohet nga Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive, OJF të ndryshme në vend, të cilat do të subvencionohen. Nëse OJF-të arrijnë që individët pjesëmarrës në program t’i punësojnë do të përfitojnë edhe bonuse.

G.K/E.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Siguria në plazhe këtë verë në krahasim me vitin e kaluar është?



×

Lajmi i fundit

Takimi i udhëheqësve të NATO-s në Uashington, çfarë duhet të dini

Takimi i udhëheqësve të NATO-s në Uashington, çfarë duhet të dini