KQZ pavarësisht se është në pamundësi të miratimit të këtij akti, ka detyrimin që të mblidhet në një seancë të posaçme dhe të bëj konstatimin se nuk është në gjëndje që të miratojë një vendim të tillë pasi nuk ka 5 anëtarë në mbledhje.
Më pas subjektet zgjedhore të interesuara kanë të drejtën që projektaktin e KQZ për përllogaritjen e mandateve dhe vendimin vendimin e KQZ-së për mosmarrjen vendimi (nëse do ketë) dhe t’i paraqesin ato për ankimim në Kolegj. Kolegji ka dhe të drejtën për të bërë dhe miratimin e vendimit përfundimtar për ndarjen e mandateve. Juristët janë të ndarë për mundësinë e Kolegjit për të miratuar vendimet për ndarjen e mandateve. Por e gjithë kjo procedurë tejzgjat jashtë çdo parashikimi ndarjen e mandateve dhe mbylljen e procesit zgjedhor.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 30.07.2013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)