Nxori mesazhin e eurodeputetit pas sherrit në Bruksel, Paloka i përgjigjet Ramës: Ju jeni turpi

Nxori mesazhin e eurodeputetit pas sherrit në Bruksel, Paloka i përgjigjet Ramës: Ju jeni turpi

Edi Paloka

N/kryetari i PD, Edi Paloka ka reaguar pas mesazhit të një eurodeputeti që publikoi Rama në rrjetet sociale, lidhur me situatën e krijuar një ditë më parë në PE, ku opozita hodhi akuza të ashpra ndaj kreut të grupit të PS, Balla. Paloka shprehet se turp është që Rama nuk gjen dot një ministër rendi të pa lidhur me krimin dhe një deputet që nuk është shërbëtor i krimit për të përfaqësuar PS-në në BE.

Rama vazhdon me propaganden bajate se “opozita po nxin dhe turperon Shqiperine”.  Eshte vertete turp per Shqiperine. Turp qe Tahiri , Xhafa e se fundmi Balla , diskutohen ne kancelarit e BE si shembuj te qarte se si qeverisja e Edi Rames eshte vene ne sherbim te krimit dhe jo te interesave te shqiptareve per te ecur perpara me reformat drejt Evropes.

Turp qe Rama nuk gjen dot nje minister rendi te pa lidhur me krimin. Turp qe nuk deshiron te gjeje nje deputet i cili nuk eshte sherbetor i krimit, per te perfaqesuar PS ne BE. Edvin Rama dhe qeverisja e tij jane faqja me e zeze e Shqiperise post komuniste dhe opozita ka detyrimin ti shpetoje shqiptaret nga kjo

Edi Paloka

PD kërkoi një ditë më parë në Parlamentin Europian, largimin e Taulant Ballës nga kryesimi i delegacionit shqiptar në Komitetin e Stabilizim Asociimit Shqipëri-BE, duke krijuar kështu një situatë të pazakontë përpara eurodeputetëve. Deputeti demokrat, njerëzi nënkryetar i këtij delegacioni, Genc Pollo u shpreh se Balla shoqërohet me personazhe të trafikut të drogës. Akuzat e Pollos u hodhën poshtë nga kryesuesja e Komitetit, eurodeputetja Monica Macovei, e cila u shpreh se pretendimet e opozitës nuk janë vërtetuar asnjëherë.

Edhe raportuesi për Shqipërinë në PE, Knut Fleckenstein i konsideroi të tepërta akuzat e opozitës dhe kërkoi prej tyre që të sillnin prova. Krikat ndaj PD nuk i kurseu as përfaqësuesi i së Djathës Europiane në PE, Eduart Kukan. Ai është shprehur se këto çështje, mes opozitës dhe mazhorancës duhet të diskutohen dhe zgjidhen në Parlamentin e Shqipërisë, dhe jo në atë të Europës

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Demokrati: 16/10/2018 22:49

    O palo ka u rrite nga palo vic u bere palo ka .Turp i botes.

    Përgjigju
  • Tirona: 16/10/2018 18:17

    Ik o toc me ta mor tasin e supes Babooolja turp.

    Përgjigju
  • 007: 16/10/2018 15:09

    Or ¢akall me suze,or hajdut,drogat i poshtēr ju je wc i kti populli.

    Përgjigju
  • Arbër: 16/10/2018 14:52

    EDI PALAQO VETËM EDHE TI NA MUNGOVE UHHHHH

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja