Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale mesazhin e një eurodeputeti të Parlamentit Europian, lidhur me situatën e krijuar një ditë më parë në PE, ku PD hodhi akuza të ashpra ndaj kreut të delegacionit shqiptar, Taulant Balla, për lidhje me trafikantët e drogës dhe kërkoi përjashtimin e tij nga delegacioni. Eurodeputeti, të cilin Rama nuk e identifikon, sipas kryeministrit është mik i Shqipërisë, i cili shkruan se ajo që ka ndodhur dje në PE është e tmerrshme dhe e padëgjuar. “Jam pa fjalë. S‘kam dashur kurrë të dëgjoj aq keq sa dëgjova sot për atë që kishin bërë kolegët shqiptarë“, i është drejtuar ai kryeministrit Edi Rama.
Postimi i plotë i Ramës në Twitter:
Një mik i Shqipërisë në Parlamentin Europian:I dashur Edi!S'kam dashur kurrë të dëgjoj aq keq sa dëgjova sot për çka kishin bërë kolegët shqiptarë!Eshtë e tmerrshme dhe e padëgjuar nën çatinë e BE-së!Jam pa fjalë dhe uroj të gjeni forca e kurajo për të vijuar punën por me ata...
PD kërkoi një ditë më parë në Parlamentin Europian, largimin e Taulant Ballës nga kryesimi i delegacionit shqiptar në Komitetin e Stabilizim Asociimit Shqipëri-BE, duke krijuar kështu një situatë të pazakontë përpara eurodeputetëve. Deputeti demokrat, njerëzi nënkryetar i këtij delegacioni, Genc Pollo u shpreh se Balla shoqërohet me personazhe të trafikut të drogës. Akuzat e Pollos u hodhën poshtë nga kryesuesja e Komitetit, eurodeputetja Monica Macovei, e cila u shpreh se pretendimet e opozitës nuk janë vërtetuar asnjëherë.
Edhe raportuesi për Shqipërinë në PE, Knut Fleckenstein i konsideroi të tepërta akuzat e opozitës dhe kërkoi prej tyre që të sillnin prova. Krikat ndaj PD nuk i kurseu as përfaqësuesi i së Djathës Europiane në PE, Eduart Kukan. Ai është shprehur se këto çështje, mes opozitës dhe mazhorancës duhet të diskutohen dhe zgjidhen në Parlamentin e Shqipërisë, dhe jo në atë të Europës.
“Këto çështje diskutohen dhe zgjidhen në parlamentin shqiptar, jo në parlamentin europian. Keqardhje për deklaratën dhe largimin e opozitës”.
Eduard Kukan, eurodeputet, përfaqësues i të djathtës
edi mos ki meshir per keto plehrat qe e kan korruptuar shqiperin.futi ne burg.dhe ne na ke ne krah..a nuk duket qart qe duan ta fundosin sa me shum shqiperin..po nuk kan pak turp.plehrat e vendit shqiptar..edi rama futi ne burk se i ke te gjitha provat
PërgjigjuPD bajga po nuk fitoi zgjedhjet edhe kesaj rradhe, do të duhet pastaj që të ngrihet I gjithë populli dhe të kërkojë SHPERBERJEN E PD-së se 8 vjet, këta mutër rrinë karrigeve e marin rroga te majme panprodhuar asgjë, absolutisht asgjë, madje i bëjnë keq vendit. Imagjinoni të marrin rroga edhe për 4 vite të tjerë, dmth 12 vjet, tre katervjeçarë duke u paguar në të majmur, këta mu t-mu tash!
PërgjigjuMorpo cfare lloj Jane keta si G Pollo me shoke kaq keq Jane katandisur a e kuptojne se cfare Dem i bejne shqiptarve vetem per kariken qe kerkojne te marin
PërgjigjuNe parlamentin Europian deputetet u perkasin forcave te ndryshme politike dhe ky zoteria eshte i partise simoter me Shqiptaren normal qe keshtu do flas por dua te degjoj partite e djathta europiane simota me te djathen Shqiptare se po degjojme vetem njeren kembane
PërgjigjuEduard Kukan eshte kryetar i te djathtes Evropiane ne Parlamentin Evropian dhe foli ashper kunder PD-se. Shiko lajmet.
Na u be dhe ky si saliu digital.
PërgjigjuNje mik nga ato trasfertat qe boni bashk me gjera miliarda
PërgjigjuPo ku e njeh turpin ky bastardi i PD-se,keta monstra turperojne vendin se sa per veten e tyre jane te pafytyre e te pacipe.
Përgjigju