VIDEO/ Skandali, gruaja tenton të futet brenda në komisariat për të shkuar te biri i arrestuar, policët e nxjerrin zvarrë jashtë! Pezullohen nga detyra dy efektivët

Policia e Shtetit ka reaguar këtë mbrëmje në lidhje me një video të publikuar në rrjete sociale ku shihen efektivët e policisë në Lushnjë të cilët nxjerrin nga komisariati gjysmë të zhveshur një grua me forcë.

Kryepolici Gledis Nano ka pezulluar menjëherë nga detyra punonjësit e Policisë F. H., me detyrë specialist informaconi dhe Sh. S., oficer i patrullës së përgjithshme.

Sipas Policisë, M.V., 21 vjeç, i cili ishte nën masën e sigurisë ‘arrest shtëpie’ për dhunë në familje, është konfliktuar në Lushnjë me E.M., 35-vjeç. Blutë e qytetit kanë arrestuar të riun.

Gjatë kohës kur policia ka shoqëruar në komisariat 21-vjeçarin, nëna e tij me inicialet R.M., ka tentuar të futet me forcë në komisariat ndërsa është nxjerrë nga efektivët e policisë jashtë ambienteve të komisariatit.

Polici: Ec përjashta.
Gruaja: Për ça përjashta zotëri, kush je ti ore?
Polici: Vazhdo jashtë.
Gruaja: Punonjës policie je ti? Kështu do sillesh edhe me çunin tim?

Njoftimi i Policisë
Në lidhje me një video të publikuar në rrjetet sociale, ku shfaqet një shtetase, të cilën punonjësit e Policisë e nxjerrin nga Komisariati i Policisë Lushnjë, sqarojmë se: Rrethanat e ngjarjes: Ditën e sotme, pas një telefonate në sallën operative, se në lagjen "Xhevdet Nepravishta", kishte ndodhur një konflikt, menjëherë kanë shkuar shërbimet e Policisë në adresën e dhënë. Nga verifikimet ka rezultuar se shtetasi M. V., 21 vjeç (i cili ishte me masë sigurie "Arrest në shtëpi” për veprën penale “Dhuna në familje”) ishte konfliktuar me shtetasin E. M., 35 vjeç, banues në Lushnjë.

Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë arrestuan në flagrancë për veprën penale "Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit", shtetasin M. V., 21 vjeç, dhe proceduan penalisht për veprën penale "Plagosja e lehtë me dashje", shtetasin E. M. Gjatë kohës që shërbimet e Policisë kanë bërë shoqërimin e shtetasit M. V., në Komisariat, shtetasja R. M. (nëna e shtetasit M. V.) ka tentuar të futet me forcë në ambientet e Komisariatit të Policisë Lushnjë dhe është nxjerrë jashtë nga efektivët e Policisë.

Në lidhje me zbatimin e procedurave standarde nga ana e punonjësve të Policisë, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano, rreth orës 17:00, është informuar nga drejtuesi i strukturës vendore të Policisë, për veprimet e kryera kundrejt shtetases R. M..

Me qëllim pasjen e një hetimi disiplinor sa më objektiv, Drejtori i Përgjithshëm ka pezulluar menjëherë nga detyra punonjësit e Policisë F. H., me detyrë specialist informaconi dhe Sh. S., oficer i patrullës së përgjithshme, si dhe ka urdhëruar Drejtorinë e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit, për të nisur menjëherë hetimin disiplinor. Policia e Shtetit fton qytetarët që të denoncojnë çdo shkelje të ligjit apo veprim arbitrar të punonjësve të Policisë, duke garantuar paanshmëri dhe reagim të menjëhershëm e profesional.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Liku: 14/02/2022 14:30

    Gruaja dhe ne shtepin e tjetrit nuk mund te futet me force dhe jo ne komisiariat te policis, polici ka vepruar drejt.

    Përgjigju
  • Ola: 14/02/2022 13:21

    Nese ben detyren pezullohesh nga puna,nese je trafikant behesh minister e drejtor.Kjo eshte Shqiperia sot

    Përgjigju
  • Sara: 14/02/2022 12:15

    Shtet leshi...ne vend qe te arrestoj ate palo femer pezullon policet.Nuk behet kurr ky vend me kto ministra e drejtor.Policet e gjore qe neperkemben per 300 mij lek te vjetra

    Përgjigju
  • Psekshu: 14/02/2022 10:03

    Po pse ca faji ka polici. Keq kur ben detyren Keq kur se ben po faji policit. Njerez primitivo. Mir ja ka bo ta arrestonte qe te merte vesh.

    Përgjigju
  • ARbëri: 14/02/2022 09:14

    Degjenerim komunist fashist, ne nuk kemi shtet

    Përgjigju
  • Elina: 14/02/2022 09:09

    Drejtues idiot dhe frikacake

    Përgjigju
  • Polici: 14/02/2022 08:29

    Dikush nga PS duhet te flase te ndaloj urgjentisht kjo sjellje. Del nje idiot me celular filmon nje te semure psiqike dhe e shperndan ne portale si dhune policore. Drejtori me ministrin pa analizuar asnje fakt e flakin policin ne rruge vetem sepse frikesohen nga populizmi idiot i mediave sociale. Ministri i drejtesise nga ana tjeter merret me martesat e njerezve.. ministri i brendshem nuk ja mbajme mende surratin a thua se ktu cdo gje shkon vaj. Nuk ka per tu bere kurre shtet kshu. Nuk ndodh kjo ne asnje vende te botes, nuk ka lidhje me standarte. Nese Rama nuk ben dot shtet dhe ministri nuk ben dot detyren te iki se na merziten bothen me kto gjena. Ta bejme edhe ket deshmore tani e ti lidhim pension nuk ka ngel gjo tjeter.

    Përgjigju
  • LORA: 14/02/2022 08:28

    Perse pezullohen policet,se kane permbushur detyren ?!?!

    Përgjigju
  • Riku: 14/02/2022 08:23

    Se pari femrat shoqerohen ose preken nga femrat... se dyti eshte vec nje pezullim dmth. situate tranzitore me gjysem page deri ne vleresimin e rastit ne report me normat... duke qene se rasti seshte i komplikuar nuk zgjat shume... do marrin max nje verejtje ndersa koleget nje mesim...

    Përgjigju
  • Dola: 14/02/2022 08:05

    O trimat e xha Jahos. Para se te flisni mendoni… a do kishit te njejtin reagim po te ishte prindi juaj? E dyta, ju qe paskeni me shume dije se drejtori i pergjithshem dhe mendoni se ka gabuar qe e ka pezulluar…ju qe shifni videot ne you tube neper shtetet e botes…mendoni…mos valle ka nje procedur per raste te tilla qe duhet zbatuar? Mbasi te keni keto pergjigje hajde komentoni serish. Dite te mbare te gjitheve ju.

    Përgjigju
    • Une: 14/02/2022 08:17

      Nese prindi im do bente xheste te tilla ne rajonin e policise personalisht do ti kisha marre zvarre deri ne shtepi. Aty duket qarte qe kemi te bejme me nje njeri jo normal nga mendja. Te vetmin gabim qe ka bere polici eshte se nuk ka therritur koleget ti vendosin prangat por duket qarte qe nuk ka dashur ta vazhdoj sepse e di qe ka te bej me njerez jo normal nga mendja. Djali eshte ne arrest shtepie per dhune ndaj familjes, nuk zbaton arrestin cfare duhet te bej policia ta le te lire te vrase ndonje familjare e pastaj ju te kerkoni policine?

  • ai xxxx: 14/02/2022 07:58

    eshte pezulluar polici pasi ai duhet te arrestonte gruan e jo ta nxirrte perjashta

    Përgjigju
  • sado: 14/02/2022 07:17

    Nuk e kuptoj pse u shkarkua oficere, çfar beri: thjesht e nxorri. Nuk ushtroi dhune fare.Thjesht e nxorri jashte, pa e prekur fare, e terhoqi, nuk kishte rruge tjeter. N nuk e xhveshi ai ajo ashtu ishte veshur.

    Përgjigju
    • A. N.: 14/02/2022 12:17

      Nuk e shkarkoi njeri o Sado. Eshte pezullim paraprak ose pak pushim.

    • anna: 14/02/2022 07:49

      Ashtu mendoj dhe une

  • Tani: 14/02/2022 06:47

    Pse mo çfare i ka bere. Thjesht e kane larguar nga ambjentet e komisariati. Nuk kemi te bejm me dhunim. Po keshtu e kane keto drejtuesit e institucioneve shqiptare, per ti bere qefin publikut pezullojn punonjesit qe bejn detyren dhe keshtu duket sikur po punojm. Hajde shtet rrumpalle. Dhe thone pastaj pse njerezit ikin nga shqiperia. Kete gruan te ishte ne vendet te tjera dhe me kete sjellje do e kishin marre ne ambulane dhe drejt ne psikiatri.

    Përgjigju
  • Iris: 14/02/2022 01:53

    Biri paska qene nxenes shembullor i mesimeve te nenes.I vetmi qe duhej pezulluar duhet te ishte personi qe mban pergjegjesi per zbatimin e arrestit ne shtepi.

    Përgjigju
  • Ola: 14/02/2022 01:34

    Sipas drejtorit te policise kjo lavire duhet lejuar te hyj ne komisariat dhe te ulurase e te bej cte doj? Hajde drejtor hajde....kshu nuk ben gje tjeter vecse demoralizon policet te bejn detyren.Duhesh pezulluar ti drejtor qe pezullon policet qe perballen me rrugecerit dhe nuk jan ne zyre ne ministri me rroge miliona lek si ti.

    Përgjigju
    • Ani: 14/02/2022 06:16

      Te ishte prindi juaj te njejtin mendim do ndaje?

  • Nona Liza: 14/02/2022 00:36

    Djali rreh prinderit dhe policia e ndalon. E ema shkon ta nxjerre nga komisariati me force dhe polici shkarkohet nga ministri dhe drejtori i policise. Keta jane plehra te gjithe! Rama tani te dale ti thote policit kriminel nga Amerika, ti jap pension kesaj Nona Lizes se Lushnjes dhe djalin ta lirojne nga burgu se ne Shqiperi vetem ai qe punon e ha. Polici nuk ka familje, nuk ka dinjitet e mund ta flakesh si recke.

    Përgjigju
    • Loni: 14/02/2022 01:39

      Jam shum dakort qe sduheshe marr mass ndaj policeve kan ber detyren... Mendoj se ka qen e mir organizuar e more thot ajo me kamera... Familje me probleme ekonomike qe nje here ne have si ndahet atij vendi... Gjths policet Jan te paskrupullt ndaj qytetareve edhe te barabarte me qytetaret por ne kete rast ska faj polici thjesht paster bukur e pa gabime...

  • Vladimir Putin: 14/02/2022 00:30

    O Donald Trump le te bejne ne vendin tim te tilla gjera se jua leroj nene e babe.

    Përgjigju
  • Une: 14/02/2022 00:28

    Cfare eshte kjo cmenduri? Te isha polic kisha hedh kapelen.. po si ore hiqni njerez mga puna pa asnje lloj arsyhe? Ai eshte polic nuk eshte punonjes social. Ne cdo vende te Evropes te marrin me shqelma. A keni tru ne koke apo jo?

    Përgjigju
  • XXX: 14/02/2022 00:22

    Asnje pike shkelje nuk ka polici aty. Biles eshte shume i edukuar dhe i qyteteruar. Te ishte se ju hynte me force nje sorollope e tille ne shpine tuaj ju cfare do te benit? Do i leshonit nje dhome te rinte per qef? Aq eshte pak, biles polici i ka bere nder sepse ajo duhej arrestuar e mbajtur ne qeli 72 ore pastaj le ta nxirte gjykata perjashta. Ktij polici i do dhen nje shperblim jo ta pezullonin.

    Përgjigju
    • Laluci: 14/02/2022 06:14

      Pu tme kishte ardhur kjo te bente gam gam te dera e shpise, do i kisha futur nje te qe mos rrinte me ne kembe

    • Une: 14/02/2022 00:43

      Do shtoja si ne cdo vende te evropes. Se ne amerike do kish ngrene plumbin kokes. Drejtori i policise qenka k*qe gomari eshte dhe djale i ri.

  • Donald Trump: 14/02/2022 00:12

    Zoteri Gledi Nano, kam menduar se je Njeriu qe e meriton ate Post, por sot me ke zhgenjyer. Te futet dikush me Dhune ne Stacionin e Policise dhe Policet te rrine Duarkryq kjo eshte Neglizhence ne Detyre, por te nxjerresh jashte nje te cmendur qe kerkon te futet ne Polici me Dhune kjo per mua eshte me se normale. Policet jane mes dy Zjarresh jashte nga Idiotet dhe brenda nga Shefat keshtuqe Inisiativa e tyre eshte baraz me Zerro nga Frika e Zjarrit te dyanshem. Lerini Inisiative Djemeve te Nenave, Baballareve te Femijeve dhe Burrave te Grave qe punojne ne Polici se boll jane te rrezikuar me Jeten nga Kriminelet qe nuk jane te paket ne Vendin Tone. Megjithe cfar kam shkruar kam Respekt per Trupen policore me ne Krye Zoteri Nano.

    Përgjigju
  • Gripi: 14/02/2022 00:11

    Bravo Gledis Nano. Kjo eshte Reforma qe presim nga ty.Pezullo policin se perse ndalon te hyje dikush me force ne komisariat.

    Përgjigju
  • Bajoneta: 14/02/2022 00:08

    Detyren ka bere dhe shteti e nxjer ne rruge te madhe. O Zoti Gledis futu njehere ne YouTube dhe shif Ca' behet nga Europa kur dhunohen institucionet.

    Përgjigju
  • Jim: 13/02/2022 23:46

    Keta drejtuesit e policise te shtetit nuk i kuptoj cfar duhet te benin policet e shkrete ta linin brenda ne komisariat ????? Kesaj i thone hyp se te vrava zbrit se te vrava !

    Përgjigju
  • 007: 13/02/2022 23:38

    Po ai polic bq qe ka filmuar koleget e tija a duhet te shkarkohet?

    Përgjigju
  • Lushnja: 13/02/2022 23:34

    Py ky qe e paska njerrurr jasht esht luan sharka. Ky esht shkarkuar. Opo ky esht klyshi I ps. Apo e kan hengur kot ato te tjeret. Per hatrit te ketij

    Përgjigju
    • Cubi: 14/02/2022 12:40

      Kur nuk din cfar do komentosh me mir rri rehat. Duhet me I bere nje propozim gledisit dhe te mar polic se mbase e ben me se ata te shkretet detyren!!!!!!!!!!!!!!! Vazhdon injoranca

    • Turi: 14/02/2022 06:12

      Ja dhe laluci fuks e spiun e nxorri koken.

  • Leka: 13/02/2022 23:33

    Si dote sillet policia me keto kafshe?

    Përgjigju
  • Drejtues?: 13/02/2022 23:32

    Drejtues Gledisi? I duhen shume veze akoma qe ta mari kete emertim, roft yuri kim. Mjerrim!

    Përgjigju
  • Pjeter: 13/02/2022 23:26

    Une me te vertet nuk i kuptoj fare keta drejtuesit e policise se shtetit,nuk i kuptoj pse i kan pezulluar!!!! Si duhet te sillen policet ne sherbim kur dikush,kushdo qofte qe kerkon te futet me force ne nje komisariat??????

    Përgjigju
  • Cubel breca: 13/02/2022 23:20

    Po e drejt ne fakt fajin e ka polici i shkret!!!!!!!!!!!!!!!! Ketij mileti i ka ikur ai cik tru e sdi ca ben dhe cfar kerkon dhe me e keqja sdi ta kerkoj. E megjithate i biem shkurt faji eshte i policis.

    Përgjigju
  • Sauksi: 13/02/2022 22:56

    Pse duhet të pezullohen policët për një veprim të ligjshëm?!! Çfarë pretendojnë eprorët të zgjidhin me këto pezullime, të frenojnë policët apo të lajnë duart si Pilati?! Polici duhet të mbështet dhe jo të hidhet si leckë, pastaj nuk guxon të bëjë as gëk as mëk para kriminelëve as kur i vrasin!!

    Përgjigju
  • Ilir: 13/02/2022 22:52

    Po e vrisni policine e shtetit o drejtuesa , po ja vrisni guximin, iniciativen dhe po e katandisni ne nje institucion qe ka frike nga njerezit dhe frike te kryeje detyren .Pse i flakni policet ne rruge per nje rast te tille ?

    Përgjigju
    • arbi: 14/02/2022 14:46

      Polici beri detyren,po ajo qe dhunoi komisariatin pse nuk u prcocedua

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni punën e qeverisë gjatë vitit 2024?



×

Lajmi i fundit

SHBA, 5.9 miliardë dollarë ndihma ushtarake për Ukrainën

SHBA, 5.9 miliardë dollarë ndihma ushtarake për Ukrainën