NZZ: Azili nuk është zgjidhje 
suksesin "ndërtojeni" në Shqipëri

NZZ: Azili nuk është zgjidhje <br />suksesin
Largimet e shqiptarëve drejt Gjermanisë kanë marrë sërish vëmendjen e mediave ndërkombëtare. Në një reportazh të zgjeruar të gazetës zviceriane “Neue Zürcher”, tregohen histori të familjeve shqiptare, se si janë nisur drejt Gjermanisë. Por gjithashtu shkrimi i gazetarit, Martin Woker, flet edhe për shembuj suksesi në Shqipëri. Duke iu referuar gazetës Shqiptarja.com si dhe projektit Risi Albania, ai shkruan se shembuj të sukseshëm krijohen edhe në vendin tonë.

Më poshtë shkrimi i plotë në gazetën zviceriane: 

Të kthyer në Shqipëri
(Shkëlqimi i përjetshëm i Gjermanisë)

Postulati i kohëve të fundit: Ndihmë në vendet e origjinës së emigrantëve për të kufizuar hyrjen e tyre në vendet e pasura të Evropës. Në Shqipëri ky plan ndeshet në kontradikta. Edhe pse Elbasani është zhvilluar falë ndihmës së huaj, përsëri vendet e punës janë të pakta. “Kthehu tek deutschcolor dhe vazhdo tek kodra. Aty është shtëpia ime“, thotë Endi Kasa. Shtëpia e tij është një ndërtesë guri njëkatëshe me çati të mbuluar me tjegulla. Në kopësht, në degët e thata hurmat e pjekura varen si llamba vezulluese të pemës së Krishtlindjeve. Nëna e Endit na ofron kafe dhe një raki të bërë vetë në verandën e shtëpisë. Nga larg dallohen konturet e uzinës gjigante të përpunimit të metalit nga koha e Enver Hoxhës, që mbante emrin “Çeliku i Partisë“ dhe që në kohën e saj më të mirë garantonte të ardhura për 12.000 punonjës nga qyteti industrial i Elbasanit.
elbasaniii

Një burrë i vërtetë
Këtë shkëlqim të dikurshëm, nëse ka ekzistuar ndonjëherë, Endi nuk e ka përjetuar. Ai ishte vetëm dy vjeç kur u rrëzua sistemi i vjetër. Gjatë kaosit të viteve ’90 djaloshi ndiqte shkollën fillore në fshatin e Papërit, ku kishte shumë pak gjëra për të mësuar. Si dhjetëra e mijëra të tjerë të gjeneratës së tij, Endi e kërkoi fatin e tij jashtë vendit dhe arriti të gjejë punë të ndryshme në kantiere ndërtimi në Greqi, natyrisht vazhdimisht me punë të zezë. Punësimi i tij i fundit qe si marangoz në fshatin e tij, ku ai ishte vendosur në shtëpinë e prindërve së bashku me gruan dhe djalin e tij. Ishin ditët e para të pranverës kur një i njohuri i tij ishte kthyer tek deutsch color dhe i kishte treguar në verandë për Gjermaninë, ku një njeri si Endi mund të gjente punë dhe të ardhura më të mira. Rasti ishte i qartë: duhet ta shfrytëzosh këtë shans, tha Endi. Nëse je burrë, atëherë nisu! Endi u nis në muajin Maj së bashku me gruan dhe djalin me traget për në Bari, më tej me tren deri në Milano dhe pastaj me autobus për në Frankfurt. Gjithçka e ligjshme, me kursimet e tij të fundit dhe pa ndërmjetësues. Në Frankfurt, një bashkatdhetar i tij i tregoi rrugën për tek pika e pritjes së refugjatëve në Giessen. Nga aty vazhdoi më tej në vendstrehimin e emergjencës dhe në fund familja me tre anëtarë përfundoi në një dhomë hoteli. Për veten e tij dhe të tjerët ai kërkoi azil ekonomik, thoshte Endi gjatë intervistës dhe nuk u përpoq fare me manipulime si të atyre personave, që për shembull paraqiteshin si viktima të gjakmarrjes. Në Frankfurt ai ishte ndeshur edhe me sipërmarrës në fushën e ndërtimit, të cilët mund ta punësonin – por natyrisht vetëm në mënyrë legale. Ai e humbi fillimisht datën e takimit për kthimin vullnetar. Për këtë arsyenjë ditë shtatori, në orën katër të mëngjesit trokiti tek dera e policisë. Udhëtimi me avion charter së bashku me 200 shqiptarë të tjerë kaloi pa probleme.
harta

Të njohësh njerëzit e duhur
Gjermanët ishin gjithmonë korrektë, thekson Endi. „Nuk ia dola dot, por jeta vazhdon më tej.“ Gruaja e tij ka gjetur punë në një fabrikë të përpunimit të peshkut në Elbasan, ku ajo fiton afërsisht pesë Euro – në ditë. Dhe nëna e tij thotë: “Në Gjermani tani është koha vetëm e sirianëve.” Ndërkohë puna që kishte më pare Endi është zënë. Ai nuk ka dëshirë ta kërkoj fatin e tij në Tiranë, ku bumi i ndërtimeve u ka ofruar vitet e fundit shumë njerëzve të ardhura, sepse ai nuk njeh njerëzit e duhur dhe aty shumë kantiere ndërtimi janë pa punë.Kështu që mbetet vetëm Elbasani, sheshi qendror i të cilit, sheshi Gensher, dëshmon shkëlqimin e Gjermanisë. Hans-Dietrich Genscher, si ministër i jashtëm i Gjermanisë, vizitoi në tetor të vitit 1987 për herë të parë Shqipërinë me rastin e çeljes së marrëdhënieve ndërshtetërore dhe pesë vjet më pas mbajti një fjalim në Tiranë para parlamenti të parë të zgjedhur në mënyrë demokratike, duke propaganduar anëtarësimin në NATO të këtij vendi të vogël malor buzë Adriatikut, gjë që u realizua metë vërtetë në vitin 2009. Deri në vitet e para mbas ndryshimit të mijëvjeçarit Shqipëria ishte një njollë e bardhë në hartë dhe një destinacion projektimi mediatik për klishe negative. Kjo gjë nuk është më si më parë. Qyteti i Elbasanit, dikur i shkatërruar, tani duket si i rregulluar. Kjo jo sepse ekonomia po njeh zhvillim të madh, por sepse autoriteti shtetëror është kthyer dhe e merr seriozisht detyrën e tij. Tabela informuese u shpjegojnë të huajve rëndësinë ekëtij destinacioni në rrugën e dikurshme Via Egnatia, që në kohën romake shërbente përtë lidhur Adriatikun me Detin e Zi. Në pjesën e vjetër të qytetit janë restauruar ndërkohëndërtesat e para. Turizëm në Elbasan! Ajo që para dhjetë vjetësh tingëllonte si shaka, sotmbase ende nuk është bërë realitet, por mbetet një strategji. Dhe kjo ka arsyen e saj: ekspertët e huaj

Nga hallexhinj në qytetarë
Zvicra është angazhuar në Shqipëri që prej vitit 1992, deri tani me mbi 260 milion Franga zvicerane. Ajo bën pjesë tek donatorët më të rëndësishëm. Zyra e Drejtorisë për Zhvillim dhe Bashkëpunim (Deza) dhe Sekretariati shtetëror për Ekonominë (Seco) në Tiranë janë të përfshira në përfaqësinë diplomatike të Zvicrës. Prioritet e tyre janë demokratizimi, decentralizimi, zhvillimi ekonomik, infrastruktura urbane, energjia dhe shëndetësia. Një partner kyç për Deza/Seco është edhe organizata humanitare Helvetas, e cila përpiqet të fuqizojë administratën lokale dhe të përmirësojë shanset për punëkërkuesit e rinj.
Ndryshe nga projektet komplekse në infrastrukturë, ndërkohë të përfunduara në veri të vendit, rezultatet e përqasjes së Helvetas janë më pak të dukshme, sepse qeverisja e mirëdhe shteti ligjor janë vështirë të maten. Por rezultatet e para ndërkohë i tregon reforma administrative e ndërmarrë para pak kohësh, e cila e ka reduktuar numrin e njësive të qeverisjes vendore nga 373 në 61. Qëllimi i kësaj reforme është përmirësimi i përgjithshëm e efiçencës, e krahasueshme me fuzionimin e bashkive në Zvicër. Helvetas ka futur një risi simbolike dhe qendrore nga ana organizative me ngritjen e One-Stop-Shops në hollet hyrëse të të gjitha administratave të bashkive dhe komunave. Në Shkodër është ngritur një aneks prej xhami, për të mos lënë si deri më tani qytetarët aplikues për orë të tëra të presin në paradhoma, apo të kthehen mbrapa nga punonjësit e sigurisë. Helvetas ka ndihmuar edhe në ngritjen enjë sistemi për menaxhimin e mbetjeve dhe riciklimin në Veri të Shqipërisë. Impulse të rëndësishme jep programi Risi Albania, i cili drejtohet nga Helvetas. Baza teorike e këtij projekti është një koncept mjaft i dëshiruar në ndihmën për zhvillim, sipas të cilit synohet përfshirja më e madhe e tregut. Kështu për shembull Risi Albania mbështet produktet e reja turistike. Deri tani tregjet pothuajse kanë dështuar në këtë sektor. Një pjesë e zonës bregdetare, veçanërisht në afërsi të Durrësit, është ndotur në mënyrë të pamëshirshme me blloqe apartamentesh për pushime, ku edhe turistët pa pretendime nuk i preferojnë këto vende dhe çmimet e pasurive të paluajtshme janë në rënie.Gjithashtu Risi Albania synon që trajnimi i programuesve të përshtatet sipas nevojave tëtregut. Shqipëria vuan ende nga një sistem arsimor që orientohet tek prestigji dhe statusi, i cili lë pas dore trajnimin profesional të orientuar nga praktika. Në bashkëpunim me Risi Albania, portali i pavarur i lajmeve shqiptarja.com përpiqet që të propagandojë shembujt e rinj profesionalë. Në redaksi, ku një koleg me eksperiencë na tregon krenar se në vend të shembujve stalinistë të heronjve të punës socialiste, sot shkruhen portretet e njerëzve të rinj të suksesshëm në profesione.

Projekt shembullor në Veri
Mbas rënies së diktaturës së partisë së vetme ata vërshuan në masë. Ata shpërndanin ndihma humanitare, ndërtonin rrugë, instalonin linja të ujësjellësve dhe ndihmonin që të rimëkëmbej atë që dikur ishte Korea e veriut në Evropë. Kritikët në fakt ankohen se këto ndihma nuk kanë pasur efekt për një kohë të gjatë, ndërkohe që përvetësoheshin nga zyrtarët e korruptuar. Disa të tjerë e shikojnë si problematike mbështetjen në infrastrukturë, për sa kohë që nuk ka menaxherë të kualifikuar për operimin e tyre. Konkretisht: rikonstruksioni i furnizimit me ujë të pijshëm nuk do të kishte efekt, nëse administruesit e tij nuk arrijnë që të grumbullojnë të ardhurat për të garantuar funksionimin e tij. E nisur nga ky këndvështrim ka ndryshuar në mënyrë thelbësore puna e bashkëpunimit teknik për zhvillim. Sot ofrohen programe të cilat nxisin ndërtimin e shtetit ligjor dhe fuqizimin e një ekonomie prodhuese. Shqipëria është një shembull i mirë për konsulencat e projektit dhe për financimet  start-up. Një nga iniciativat pilot të ndihmës gjermane për zhvillim ishte ngritja e një infrastrukture turistike të orientuar ndaj shtegtarëve dhe turistëve vendas në Veri të Shqipërisë, në kufirin me Kosovën dhe Maline zi. Rajoni që para 20 vjetësh nuk ishte i kalueshëm është zhvilluar si një rekomandim mjaft i kërkuar, ka gjetur një rezonancë të konsiderueshme ndërkombëtare dhe ka dhënë impulse të mëdha në një rajon që njihet për strukturën e tij të pazhvilluar. Ndërkohë në bashkëpunim me ornitologët shqiptarë do të ngrihet infrastruktura turistike për vrojtuesit e zogjve. Ky projekt synon një fluks të konsiderueshëm gjatë gjithë vitit të vizitorëve në segmentin kohor të çmimeve të larta, për të cilat ëndërrojnë të gjithë ata që punojnë në sektorin e turizmit. Për shkak të ligatinave të saj Shqipëria është një destinacion i preferuar për zogjtë shtegtarë dhe në male janë vendosur lloje të ndryshme të shpendëve grabitqarë. Falë dhe një moratoriumi të gjuetisë së kafshëve është arritur që të stabilizohet rreziku ndaj tyre.

Shpresa të zhgënjyera
Edhe pse ecja në mal dhe vrojtimi i zogjve mund të duken si produkte për segmente të caktuara të tregut, suksesi i kësaj strategjie u jep të drejtë atyre ekspertëve të huaj, që propagandojnë për Shqipërinë një politikë zhvillimi të hapave të vegjël. Këtu bën pjesë edhe një sistemi i certifikimit serioz të bujqësisë bio, cili financohet nga Zvicra dhe që kanjë potencial të madh veçanërisht në fushën e bimëve mjekësore.Vetëm se, e gjitha kjo pak i shërben Endi Kasës, të sapo kthyer nga Gjermania. Atij i është mohuar tashëm për pesë vjet lëvizja në zonën e vendeve Shengen, ai ka nevojë për një punë të paguar mirë dhe sa më shpejt. Gjendja e tij e trishtuar i shkon për shtat edhepamjes së zymtë që ndeshet rëndomtë në Tiranë. Rritja ekonomike modeste si dhe numri në rritje i të papunëve, veçanërisht midis të rinjve, krijojnë një pakënaqësi, e cila duket veçanërisht qartë tek ata që kanë përfunduar arsimin universitar dhe janë të papunë. Vëzhgues më me përvojë e interpretojnë vlerësimin pesimist të gjendjes si një rezultat të shpresave të zhgënjyera.Mbasi pas zgjedhjeve parlamentare të vitit 2013, partia socialiste me Edia Ramën fituan shumicën qeverisëse, pritshmëria ishte e madhe. Rama, i cili është shkolluar në Paris si artist, në detyrën e tij të mëparshme si kryetar i bashkisë së Tiranës, kishte arritur me metoda jokonvencionale rezultate të admirueshme dhe e shndërroi kryeqytetin e Shqipërisë në një nga metropolet më interesante në Ballkan. Ai zëvendësoi Sali Berishënsi kryeministër, ish-mjekun e Enver Hoxhës dhe liderin e demokratëve. Mbas rënies së tij të vonuar shumë njerëz shpresonin që të merrte fund nepotizmi i shfrenuar.  Një gjë e tillë nuk mund të pritej, thotë një njohës i mirë i zhvillimeve të brendshme. Së pari nuk mund të ndryshojë brenda natës struktura politike ekzistuese e vendit që përbëhet nga dy blloqe influence, sepse marrëdhëniet klienteliste vazhdojë të kenë një rëndësi të madhe, si edhe më parë. Dhe së dyti edhe pse Rama qeveris me disa metoda të reja, mbas tyre fshihen modelet e njohura të sundimit autoritar. “A pikturon pikturën dhe ne duhet ta shikojmë. Por që në fakt duhet të jemi të gjithë ne, që pikturojmë.”

Ditët pa makina dhe korsitë e biçikletave
Një këndvështrim i tillë është i ri në një vend, që deri para një çerek shekulli ishte nën sundimin e diktaturës së hekurt të partisë. Për këtë është i vetëdijshëm edhe ish-aktivistipolitik Erion Veliaj. Ai ishte emëruar nga Edi Rama si Ministër i çështjeve sociale. Falë arritjeve të mira ai arriti të zgjidhej verën e fundit në Tiranë si kryetar bashkie. Gjatë mandatit të tij të deritanishëm Veliaj ka vendosur thekse të qarta: ditët pa makina në qendrën e qytetit, korsi të ndara për biçikletat në akset e rrugëve kryesore dhe mbi rreth kopshte të reja të rikonstruktuara me paratë e sponsorëve vendas. Këto masa të marra zgjojnë vëmendjen e synuar. Por a e përmirësojnë ato gjendjen e përgjithshme dhe a i nxisin qytetarët, që të pikturojnë së bashku pikturën e qytetit? Për Endi Kasën kjo pyetje nuk shtrohet. Megjithatë kryeqyteti ushtron tek ai deri diku një tërheqje dhe falë rrugës gjysëm të përfunduar të autostradës ai është afruar në një distancë që mund të përshkohet çdo ditë. Por a mund të punojë apo të banojë aty? Një gjë e tillë është e pa imagjinueshme për Endin, sepse atje jeta kushton shumë shtrenjtë dhe për burra si ai nuk ka punë të denja. Dhe kështu ai rri përkohësisht tek shtëpia në kodër, e cila është e thjeshtë për tu gjetur: thjesht duke u kthyer tek deutschcolor.

Pothuajse ngjyra të vërteta
Kompania e materialeve të ndërtimit Deutschcolor tek shtëpia e Endi Kasës në Elbasan bën reklamë me sloganin «Ihre professional ëahl» (zgjedhja juaj profesionale). Ajo lëvdon vetveten në faqen e saj të internetit me një gjermanishte të çalë për historinë 101-vjeçare të firmës dhe tregon dhe një adresë kontakti në Gjermani. Megjithatë ajo nuk figuron në listën e prodhuesve gjermanë të bojës. Shoqata Gjerman e Tregtisë dhe Industrisë në Shqipëri konfirmon, që në këtë rast bëhet fjalë për një nga përpjekjet më të paturpshme për të arritur një avantazh konkurrence duke abuzuar me markën “deutsch“.

Redaksia Online
Shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

‘Forca që më ktheu në jetë ishte dashuria’, Jeta e dytë e Genci Fugës

‘Forca që më ktheu në jetë ishte dashuria’, Jeta e dytë e Genci Fugës