Thirrja e Shkëlzen Berishës si dëshmitar në sallën e gjyqit në procesin për tragjedinë e Gërdecit nga Gjykata e Posaçme rikthen në vëmendje akuzat që Gazment Bardhi, artikulonte ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha dhe djalit të tij një vit më parë
Në kohën kur ishte krah Lulzim Bashës, në një postim në rrjete sociale Bardhi i rikujtonte ish-Kryeministrit Berisha ngjarjen e Gërdecit teksa përgjegjës bënte djalin e tij, Shkëlzenin.
Ndonëse tashmë janë “pajtur” dhe kanë lënë pas të gjitha akuzat, Bardhi atëherë shkruante se Berisha si babai i Shkëlzenit, duhet të shkojë për ngushëllim të baxhanaku i tij, i cili humbi jetën në Gërdec në 15 mars të vitit 2008-të.
“Babi i Zenit, njëriut të vetëm përgjegjës për 26 të vrarë në Gërdec, duhet të gjejë kohë të paktën ti shkojë për ngushëllim baxhanakut të tij. Koha ku çdo punë e emërim kalonte nga zyra e Zenit ka mbaruar me vendim të DASH në 19 Maj 2021. Sa më parë ta kuptosh aq më mirë për ty!- shkruan Gazment Bardhi në Tëitter”, shkruante ai.
Në emisionin "Repolitix" në Report Tv, avokati Leonard Karaj dhe avokati Përparim Çaça e cilësuan deklaratën si “luftë politike”.
“Deklarata ka qenë luftë politike”, tha Karaj.
“ Deklarata shumë e ashpër. Që tregon një luftë politike të brendshme , por edhe për të treguar pak pushtetin që ka pasur si familje Berisha”, u shpreh Çaça.
Azgan Haklaj anëtar i Kryesisë së PD tha se kjo deklaratë tregon amoralitetin e Bardhit, por gjithashtu informacionet që ai kishte.
“Amoralitetin e zotit Bardhi e vendosi Kukësi. Shkoi dhe iu bashkangjit dyshes Berisha Meta. Kjo është deklaratë me informacionet që ka zoti Bardhi, nuk është e luftës politike në pushtet. Po të ishte për luftën politike në pushtet, do vazhdonte drejtimin që kishte. Bardhi ka të drejtë. Bardhi e din sepse Shkëlzeni kishte ndikim, Berisha kishte ndikim dhe përcaktonte fatet politike”, tha Haklaj.
Lajmi kryesor:
Shkëlzen Berisha thirret dëshmitar për Gërdecin, avokati Karaj: Sinjali, askush s'është i paprekshëm! Çështja, e groposur juridikisht! Çaça: Luan Hoxha, dëshmitar kyç
B.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
25 Janar, 13:37
A duhet të votojnë emigrantët që kanë vetëm dokumente identifikimi të huaja?
-
Po
30.6%
-
Jo
62.8%
-
Nuk e di
6.7%
Vota total: 481
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Berisha lëshon gojën ndaj ish-ministrit të Shëndetësisë: Ilir Beqja një debil!
25 Janar, 14:15
-
Berisha flet me nostalgji për Enver Hoxhën: Në regjimin e tij pasuritë ishin të shtetit, kurse sot të këtyre hajdutëve (vetë i pandehur për aferën 'Partizani')
24 Janar, 21:52
-
Ekskluzive në Esencë/ Gardiani ‘besnik’ i Ramiz Alisë: Çfarë më thoshte në burg për Berishën, Hajdarin dhe Metën
24 Janar, 21:37
-
A do bashkohen partitë e reja? Kulluri: Jemi të hapur! 3 arsye pse jo me PD-në! Shabani për përplasjen Qori-Lapaj: Luftë egosh
24 Janar, 20:13
-
Ylli Pata: Gënjeshtrat e trasha nga PD, se Donald Trump pezulloi fondet për SPAK
24 Janar, 20:07
-
‘Spiun i sigurimit’/ Demalia ‘shpërthen’ ndaj Berishës: Palaço, ti nuk je burrë! Mua më përndoqi regjimi, lirinë time s’e blen dot
24 Janar, 18:29
-
Afera 'Partizani'/ SPAK i jep leje Berishës që të mos paraqitet të hënën e 3 shkurtit: Do udhëtojë në Gjermani, e ka ftuar CDU
24 Janar, 16:34
-
'Trampistët' e Berishës në Tiranë po e masakrojnë, Sekretari i Shtetit Rubio takon Yuri Kim
24 Janar, 15:45
-
Pasi dështoi me mosbindjen civile në Shqipëri, çmenduria e Berishës: Do e shtrijmë në gjithë botën
24 Janar, 15:02
-
Trump nuk ka hapur kurrë zjarr kundër amerikanëve si Berisha ndaj popullit të tij!
24 Janar, 14:01
-
Afera 'Partizani'/ Jamarbër Malltezi lihet në ‘arrest shtëpie’, GJKKO rrëzon kërkesën e dhëndrit të Berishës
24 Janar, 10:50
-
Primaret/ Plas në PD, Bujar Leskaj del kundër Berishës: Të gjithë drejtuesit e partisë në votë, ose të gjithë në lista të hapura! Kryetari: Garë, nëse do kandidojnë për deputet
24 Janar, 10:17