Shkëlzen Berisha thirret dëshmitar për Gërdecin, avokati Karaj: Sinjali, askush s'është i paprekshëm! Çështja, e groposur juridikisht! Çaça: Luan Hoxha, dëshmitar kyç

Gjykata e posaçme pranoi të plotë listën e 71 dëshmitarëve të kërkuar nga SPAK mes të cilëve Shkëlzen Berisha, si dëshmitar në sallën e gjyqit për tragjedinë e Gërdecit. Avokati Përparim Çaça i ftuar në emisionin Repolitix në Report Tv me Denis Mingën u shpreh se ishte kërkesa e mbrojtjes së Fatmir Mediut për të mos pasur gjykim të shkurtuar që më pas solli dhe thirrjen e dëshmitarëve. Dëshmitar kyç mbi këtë tragjedi, sipas avokatit është Luan Hoxha, ish-shefi i Shtabit të Ushtrisë.

“Fakti është spak çfarë ka pasur në lidhje me provat e ka mbaruar e ka dërguar dosjen për gjykim. Nëse do ishim për gjykim të shkurtuar... Kërkesa e mbrojtjes së Mediut më pas kërkoi që të mos procedohet me gjykim të shkurtuar, më pas pas kur shkohet me gjykim të zakonshëm ke të drejtë për të marrë edhe dëshmitarë. Shkëlzen Berisha do jetë në cilësinë e dëshmitarit. SPAK ka thirrur si dëshmitar të gjithë ata persona që ka thirrur në deklarime paraprake. Në procesin e dytë është thirrur edhe  Berisha.  Për mendimin tim është lajm i keq që gjykata nuk pranoi disa politikanë... E vetmja gjë e jashtëzakponshme në gjyq mund të jetë Luan Hoxha, të tjerët do thonë gjëra që dihen. Luan Hoxha dëshmitar kyç, tha ai.

Për avokatin Leonard Karaj, gjyqi është një sinjal se askush nuk është i paprekshëm. Megjithatë ai shton se gjyqi do të jetë shoë, pasi sipas tij në fund s’do të ketë të dënuar për këtë çështje.

“Lajmi i mirë  është që ka një proces gjyqësor. Po ta shikosh nga ana juridike ka një sinjal se çfarëdolloj gjëje që ndodh do vijë një kohë që këta njerëz nuk janë të paprekshëm. Kjo çështje për mua është e groposur, juridikisht. Aty do bëhet një proces i gjatë do dalin disa gjëra do jetë një shoë juridik. Ne këtu dhe njerëzit presin që aty të ndodhë hataje e madhe të ketë të dënuar dhe në fund do e shohin se s’do dënohet njeri. Letra që thotë Azgani mund të jetë një indicie e mirë, por edhe për të arritur të implikosh Berishën, ai thotë ti mund ta dërgosh për Shkëlzenin, por çlidhje kam unë. Për logjikën time Gërdeci ka ndodhur për difekt teknologjik. Edhe nëse ka ndodhur korrupsioni po të mos kishte ndodhur ajo shkëndija s'do merrej vesh gjë.  Fakti që thërritet djali i Berishës më duket për ti dhënë shoë”.

Emri i Shkëlzen Berishës ndodhet në listën me 71 persona të cilët sipas SPAK, duhet të pyeten nga trupi gjykues dhe palët në proces. Në listë ndodhet edhe emri i ish-ministrit të drejtësisë Aldo Bumçi si dërgues i një faksi për Fatmir Mediun lidhur me Gërdecin, në vitin 2007 ku është vendosur shënimi “për shkelzenin”. Berisha pritet të japë shpjegime edhe për një telefonatë me Fatmir Mediun të kryer direkt pas shpërthimit të 15 marsit 2008.    

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:11
‘O babi i Zenit, je përgjegjës për 26 të vrarë në Gërdec’, akuzat e Bardhit për Berishën para ‘pajtimit’! Haklaj: Kishte informacione! Çaça dhe Karaj: Luftë politike

Thirrja e Shkëlzen Berishës si dëshmitar në sallën e gjyqit në procesin për tragjedinë e Gërdecit nga Gjykata e Posaçme rikthen në vëmendje akuzat që Gazment Bardhi, artikulonte ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha dhe djalit të tij një vit më parë

Në kohën kur ishte krah Lulzim Bashës, në një postim në rrjete sociale Bardhi i rikujtonte ish-Kryeministrit Berisha ngjarjen e Gërdecit teksa përgjegjës bënte djalin e tij, Shkëlzenin.

Ndonëse tashmë janë “pajtur” dhe kanë lënë pas të gjitha akuzat, Bardhi atëherë shkruante se Berisha si babai i Shkëlzenit, duhet të shkojë për ngushëllim të baxhanaku i tij, i cili humbi jetën në Gërdec në 15 mars të vitit 2008-të.

“Babi i Zenit, njëriut të vetëm përgjegjës për 26 të vrarë në Gërdec, duhet të gjejë kohë të paktën ti shkojë për ngushëllim baxhanakut të tij. Koha ku çdo punë e emërim kalonte nga zyra e Zenit ka mbaruar me vendim të DASH në 19 Maj 2021. Sa më parë ta kuptosh aq më mirë për ty!- shkruan Gazment Bardhi në Tëitter”, shkruante ai.

Në emisionin "Repolitix" në Report Tv, avokati Leonard Karaj dhe avokati Përparim Çaça e cilësuan deklaratën si “luftë politike”.

“Deklarata ka qenë luftë politike”, tha Karaj.

“ Deklarata shumë e ashpër. Që tregon një luftë politike të brendshme , por edhe për të treguar pak pushtetin që ka pasur si familje Berisha”, u shpreh Çaça.

Azgan Haklaj anëtar i Kryesisë së PD tha se kjo deklaratë tregon amoralitetin e Bardhit, por gjithashtu informacionet që ai kishte.

“Amoralitetin e zotit Bardhi e vendosi Kukësi. Shkoi dhe iu bashkangjit dyshes Berisha Meta. Kjo është deklaratë me informacionet që ka zoti Bardhi, nuk është e luftës politike në pushtet. Po të ishte për luftën politike në pushtet, do vazhdonte drejtimin që kishte. Bardhi ka të drejtë. Bardhi e din sepse Shkëlzeni kishte ndikim, Berisha kishte ndikim dhe përcaktonte fatet politike”, tha Haklaj.

B.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës