“O Erjonush, bëj ndonjë punë atje”, sherr dhe tek Ekonomia, Braçe debaton me deputetin demokrat

“O Erjonush, bëj ndonjë punë atje”, sherr dhe tek Ekonomia, Braçe debaton me deputetin demokrat

Nga mbledhja e Komisionit Ekonomisë

Me debate është shoqëruar edhe mbledhja e Komisionit të Ekonomisë mes anëtarëve të opozitës dhe atyre të mazhorancës. Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku kërkoi që në rendin e ditës të vihej edhe çështja e Teatrit, ndërkohë Braçe i është përgjigjur se çështja e Teatrit po diskutohej në dy komisionet të tjera.

Më pas debati ka vazhduar mes Braçes edhe Spahisë, debati i cili ka sjellë edhe ndërprerjen e mbledhjes. Ajo çfarë është vënë re në Komisionet Parlamentare janë debatet e deputetëve të opozitës, debatet e të cilëve kanë sjellë jo pak herë ndërprerjen e tyre. 

Debati i plotë: 

Tabaku: Sot ka një kolaps me sistemin e taksave. Sot prona publike po falet, po grabitet, po i jepet një privati. Pasi qeveria rriti taksat me 5 mld euro nuk gjen dot para për Teatrin. Oligarkët janë duke marrë çdo tender. Negociatat nuk u hapën. Sot me pr/ligjin e Teatrit është afera më e madhe. Votat tona nuk do t’i ketë. Me këtë ligj shkelet Kushtetuta e vendit. Shkelet ligji i koncensioneve. 

Erion Braçe: Më vjen keq, po dua t’iu them që ligji që kemi përpara është tatimi mbi të ardhurat të ndryshuar dhe mendoj që ky ligj që ul tatimin 5% për subjektet që do të merren me agroturizëm, është me interes. 

Spahia: Duhet të diskutohet ligji i Teatrit.

Braçe: S’merr vesh nga kjo punë ti. Shko në Komisionin e Shëndetësisë, bëj ndonjë punë atje.

Spahiu: O Erjonush.

Ndërpritet mbledhja e Komisionit.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë