Pas largimit nga baza e EULEX-it, protestuesit janë zhvendosur në qendër të Prishtinës, ku kanë vazhduar tubimin pas vendimit të Dhomave të Specializuara për katër ish-krerët e UÇK-së.

Në shesh dëgjohen thirrjet "O Hashim ti ku je, krejt Kosovën këtu e ke", ndërsa dhjetëra qytetarë janë mbledhur me flamuj kombëtarë dhe të UÇK-së për të shprehur revoltën e tyre ndaj aktgjykimit të Hagës.


Lajmi kryesor:

Tensione në Kosovë pas dënimit të liderëve të UÇK-së, qytetarët sulmojnë me gurë e shishe uji zyrat e EULEX-it dhe Qeverisë! Në Hagë përplasen me policinë, hipin mbi makina (VIDEO+FOTO)