Obama dhe Hollande: Përpjekje të
shtuara për luftimin e Shtetit Islamik

Obama dhe Hollande: Përpjekje të<br />shtuara për luftimin e Shtetit Islamik
Presidenti i SHBA-ve dhe ai i Francës kanë bërë thirrje për përpjekje të shtuara ndërkombëtare për luftimin e militantëve të ISIS.

Francois Hollande dhe Barack Obama u takuan për të diskutuar për forcimin e bashkëpunimit ushtarak dhe në shërbimin e inteligjencave pas sulmit në Paris ku u vranë 130 persona.

Obama duke shprehur solidaritet dhe simpati për Francë tha se, “ISIS përbën një kërcënim serioz për të gjithë, por nuk duhet lejuar që frika të fitoi mbi ne”.

Të dy presidentët ishin i mendimit se ISIS duhet shkatërruar, ideologjia e saj duhet mundur dhe insistuan se duhet gjetur një zgjidhje politike që largon nga pushteti presidentin, Basha al-Assad.

obama
(Shtrëngimi i duarve mes dy presidentëve gjatë konferencës për shtyp në Shtëpinë e Bardhë)

Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Refuzoi gjobën, i riu dhunon efektivin e policisë në Ksamil! Shpallet në kërkim, shoqërohet i vëllai

Refuzoi gjobën, i riu dhunon efektivin e policisë në Ksamil! Shpallet në kërkim, shoqërohet i vëllai