Obama dhe Pelosi braktisin Biden: Garës së tij po i vjen fundi! Donatorët 'ngrijnë' 90 milionë dollarë

Nju Jork - Joe Biden ka thënë se do të tërhiqet nga gara për Shtëpinë e Bardhë vetëm nëse “Zoti i Plotfuqishëm” i kërkon ta bëjë këtë. Për momentin, pyetjen e drejtpërdrejtë ia bëri parlamentari demokrat Mike Levin, gjatë një takimi virtual mes presidentit të Shteteve të Bashkuara dhe krahut politik të Grupit Hispanik të Kongresit.

 "Është koha që dikush tjetër të na udhëheqë," mësohet të kenë qenë fjalët e Levin sipas dy burimeve. 

Në këtë pikë Biden do të kishte përsëritur vendimin e tij për të vijuar garën e tij për tu rikonfirmuar në Shtëpinë e Bardhë. Takimi virtual thuhet se ka përfunduar aty, ndërkohë të mëdhenjtë e partisë dhe ‘të zotët e parave’ po përpiqen t'i çojnë mesazhin Biden.

 Një grup donatorësh bujarë për fushatën presidenciale kanë njoftuar ngrirjen e 90 milionë dollarëve nëse Biden mbetet kandidat. 

Ndërkohë, flitet se Barack Obama dhe Nancy Pelosi po nxisin Biden të tërhiqet. Lideri i demokratëve në Dhomën e Përfaqësuesve Hakeem Jeffries hodhi poshtë presidentin gjatë një takimi të enjten në mbrëmje, dhe e njëjta gjë mund të ndodhë në Senat, mëson Moisés Naim, ish-drejtor i revistës Foreign Policy. 

“Burimet e mia më kanë konfirmuar se edhe lideri i mazhorancës demokrate në Senat Chuck Schumer po përgatitet të braktisë Biden-in”. Nëse edhe Senati, ku Biden ka shërbyer gjithë karrierën e tij, i kthen shpinën, do të jetë shumë e vështirë për të që të mbetet kandidat, thotë Moises Naim, citon La Repubblica.

Nga sa dëgjoj - shton Moises Naim,  - kandidatja e preferuar për t’i zënë vendin nuk është zëvendësja e tij, Kamala Harris, e cila ka probleme serioze me popullaritetin, por guvernatorja e Miçiganit, Gretchen Whitmer”. 

“Përveç se është një politikane e mirë - shpjegon ai - ajo është shumë e përgatitur. Ka avantazhin e fitores pothuajse të sigurtë në shtetin e vet, një nga tre shtetet kryesore, dhe aftësinë për të folur me votuesit e Midwest, të cilët do të jenë vendimtarë në ndarjen e dy shteteve të tjera, Wisconsin dhe Pennsylvania.

Gafat e presidentit në konferencat për shtyp në mbyllje të samitit të NATO-s vetëm sa kanë përshpejtuar një krizë të pakthyeshme. Në të parën, nën sytë e liderëve të vendeve aleate, Biden e mbylli fjalimin e tij duke i dhënë fjalën “Presidentit Putin” në vend të presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky. Më pas, në konferencën e hapur vetëm për gazetarët amerikanë, dhe nën sytë e një Sekretari të Shtetit të ngurtësuar Antony Blinken, Biden foli për "Zëvendës Presidentin Trump", duke e ngatërruar atë me Kamala Harris. 

Trump shfrytëzoi rastin për të tallur kundërshtarin e tij: “Punë e madhe, Xho”. Nga ana tjetër fushata e Biden u përgjigj me sarkazëm: "Po, e di ndryshimin: njëri është prokuror, tjetri një kriminel i dënuar".

Votuesit demokratë janë në panik dhe mediat po e shfrytëzojnë këtë për të nxitur psikozën, duke nxjerrë sfonde të reja. E fundit, e përmendur nga CNN, ka të bëjë me një plan të urdhëruar nga disa anëtarë të grupit të ashtuquajtur "Super Miqtë": ish-presidenti Obama dhe ish-kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve Pelosi. Të dy kanë folur për situatën, duke shprehur shqetësimin për rezultatin e fushatës elektorale. Të dy janë të bindur se nëse Biden mbetet në garë, demokratët do të humbasin Shtëpinë e Bardhë, dhe Senatin në nëntor.

Ish-presidenti u zhduk, ndërsa ish-kryeparlamentari tha privatisht se nëse Biden bën hapin e madh, "ai do të tregojë veten si lideri më i rëndësishëm demokrat". Asnjë nga të përfshirët drejtpërdrejt nuk komentoi mbi sfondin, por CNN konfirmoi gjithçka, duke cituar një burim të brendshëm, sipas të cilit "kur të shkruhet historia e kësaj periudhe të jashtëzakonshme dyjavore, gjurmët e gishtave të Obamës dhe Pelosit do të jenë shumë të dukshme". /La Repubblica.it/ 

S.G/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • dion: 13/07/2024 13:02

    Sa e ëmbël është karikja ,këtë e zë gjumi dhe nuk e lëshon me sa duket do ta mari me vete,pa le ai tjetri që për herë të parë në historinë e Amerikës sulmoi shtëpinë e bardhë vrau e dogji dhe përsëri synon të bëhet president,çudira amerikane.....

    Përgjigju
    • Amerika: 13/07/2024 17:07

      Per te ardhur keq ku eshte katandisur!

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Dumani në Kuvend, Braçe: Turp, seanca kaloi në kontroll politik, u mor në pyetje nga personat që po heton! PS s’duhej ta kishte lejuar

Dumani në Kuvend, Braçe: Turp, seanca kaloi në kontroll politik, u mor në pyetje nga personat që po heton! PS s’duhej ta kishte lejuar