TIRANE- Dy majmunë në një foto, që "i janë dërguar gazetës" nga presidenti rus, Vladimir Putin. Kështu është përshkruar presidenti Barak Obama dhe bashkëshortja e tij në suplementin satirik të së shtunës në të përditshme “De Morgen”.
Satira kushtuar vizitës së parë që presidenti i SHBA-së nis sot në Belgjikë, ka ngjallur polemika dhe akuza për racizëm ndaj gazetës. Kjo e fundit menjëherë ka kërkuar falje dhe duke bërë “mea culpa”.
“Shije e keqe por jo racizëm” ka mbrojtur gazeta publikimin, duke shpjeguar se nuk e kishte menduar se në Amerikë është ende një ofendim me sfond racizmi të përfaqësosh njerëzit me ngjyrë si majmunë.
“Kur imazhi del nga konteksti, i cili është pjesë e një satire, atëherë nuk shikohet më shakaja, por vetëm një foto që provokon racizëm. Ky është një rrezik që ne nuk e morën në konsideratë më parë” është shpjeguar gazeta duke kërkuar falje. Madje ka shtuar se do të vazhdojë të jetë “në krah të atyre që vazhdojnë të luftojnë kundër racizmit”
BELGJIKES I KUSHTON 10 MILIONE EURO
Vizita e presidentit amerikan, Barack Obama, në Bruksel ditën e sotme do t’i kushtojë shtetit të Belgjikës plot 10 milionë euro.
Obama do të mbërrijë gjatë në gjatë orëve të pasdites me një staf prej 900 personash, 45 automjete dhe 3 aeroplanë. Belgjika ka mobilizuar 350 policë dhe ushtarë për të siguruar udhëtimin e presidentit amerikan drejt samitit të NATO-s dhe BE të cilat do të mbahen nesër.
9 helikopterë amerikanë do të shoqërojnë Obamën në një varrezë ku gjenden trupat e ushtarëve amerikanë të vrarë gjatë Luftës së Parë Botërore.
Së bashku me të do të jenë dhe Mbreti i Belgjikës Filipi dhe kryeministri i vendit Elio Di Rupo.
Gjatë pasdites Obama do të takohet me presidentin e Këshillit Europian, Herman Van Rompuy dhe presidentin e Komisionit Europian, Jose Manuel Barroso. Ndërkohë gjatë vizitës së tij në Bruksel, presidenti amerikan do të takohet edhe me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Anders Fogh Rasmussen, para se të udhëtojë drejt Romës të mërkurën në mbrëmie, për të takuar Papa Françeskun.

(Ne foto: Faqja e gazetes “De Morgen”)
Redaksia online
(Suela Gera/ Erin Dini/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com