Obama: Edhe lufta në Kosovë nuk
u pëlqye, por ishte gjëja e duhu

Obama: Edhe lufta në Kosovë nuk<br />u pëlqye, por ishte gjëja e duhu
SHËN PETËRBURG - Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barak Obama, pas takimit të G20 ka krahasuar ndërhyrjen e mundshme në Siri me ndërhyrjen e SHBA dhe të komunitetit ndërkombëtar në Kosovë.

“Vendimi i Amerikës për të ndërhyrë në konfliktin në Kosovë në 1999 fillimisht ka qenë i papëlqyeshëm, por në fund ka qenë gjëja e duhur për t’u bërë”, ka thënë Obama pas samitit të G20-ës në Shën Petersburg.

Presidenti amerikan Barak Obama ka thënë se Shtetet e Bashkuara nuk mund t'i mbyllin sytë ndaj përdorimit të armëve kimike në Siri. Këto komente ai i ka bërë pas kthimit në vend nga samiti i G 20-ës në Rusi, ku nuk u arrit asnjë marrëveshje ndërkombëtare për një ndërhyrje ushtarake në Siri.

Ndërkaq, në fjalimin e tij në përfudim të samitit në Shën Petërsburg presidenti Obama ka refuzuar të spekulojë nëse do të vazhdojë me përpjekjet e tij për një intervenim të mundshëm ushtarak në Siri, nëse Kongresi voton kundër autorizimit të tij, duke thënë se ai do të përpiqet të bindë amerikanët dhe ligjvënësit për nevojën e veprimit kundër qeverisë së presidentit Bashar Al Asad.

“Unë e kam vënë çështjen para Kongresit, pas nuk mund të pretendoj, se kërcënimi nga përdorimi i armëve kimike nga qeveria e Asadit ndaj civilëve, grave dhe fëmijëve të pafajshëm përbën një kërcënim direkt ndaj Shteteve të Bashkuara. Në atë rast, natyrisht se nuk do të brengosesha për Kongresin, sepse ne bëjmë çfarë duhet bërë, që amerikanët të jenë të sigurtë”, tha Barak Obama, president i SHBA-ve.

Obama tha gjithashtu se ndonjëherë atij i duhet të marrë edhe vendime jopopullore. Ai tha se angazhimi i SHBA-ve në Luftën e dytë Botërore në Kosovë apo në Ruandë, asokohe ishte jopopullor, por se kishte përfunduar të ishte “gjëja e duhur që duhej të bëhej”.

“Për të sjellë analogjinë më pranë, ndërhyrja në Kosovë, ndërhyrja ushtarake në Kosovë fillimisht ishte mjaft jopopullore, por unë përfundimisht mendoj se ajo ishte gjëja më e drejt për t'u bërë dhe komuniteti ndërkombëtar duhet të jetë i kënaqur, që ka mundur të bashkohet rreth një vendimi të tillë”, ka thenë Barak Obama, president i SHBA-ve.

11 prej vendeve të G 20-ës e kanë dënuar sulmin me armë kimike në Siri dhe kanë bërë thirrje për një përgjigjje të fuqishme ndërkombëtare, sipas një deklarate të lëshuar nga Shtëpia e Bardhë.

Një javë më parë, Obama tha se sulmi kimik i 21 gushtit në Siri ka lënë të vdekur mbi 1 mijë e 400 njerëz, por ai ka kërkuar nga Kongresi, që të autorizojë përdorimin e forcës ushtarake kundër caqeve siriane.

Kongresi do të mblidhet të hënën, ndërsa Obama do t’i drejtohet kombit të martën për mundësinë e sulmeve ushtarake në Siri.

Marrë nga Rtv21

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Aksidentohet djali i Brad Pitt dhe Angelina Jolie, pëson dëmtime në kokë

Aksidentohet djali i Brad Pitt dhe Angelina Jolie, pëson dëmtime në kokë