SHBA - Miliona emigrantë pa dokumente në SHBA që për shumë vite kanë jetuar me frikë, tashmë do të falen. Kjo është pjesë e planit më të fundit të presidentit amerikan Barack Obama.
Urdhri ekzekutiv i Obamës për reformën e emigracionit, të cilin e bëri të ditur me anë të një fjalimi televiziv, do të lehtësojë jetën e rreth 4.7 nga 11 milion emigrantë të paligjshëm në SHBA.
Që nga pranvera e ardhshme, administrata amerikane do të fillojë pranimin e kërkesave për shtyrjen e qëndrimit të emigrantëve apo edhe përfitimin e lejeve të punës për ata që kanë jetuar mbi 5 vjet në SHBA apo që kanë fëmijë të lindur atje.
Ky veprim është cilësuar nga Obama si një qasje të përgjithshme dhe jo amnisti. Ndërsa nuk kanë munguar kritikat e republikanëve të cilët thanë se presidenti ka shkuar përtej kompetencave të tij.
Por gjatë fjalimit televiziv, Obama kishte edhe një përgjigje për ta duke thënë: “Ata që vënë në pikëpyetje autoritetin e tij, do të ketë një përgjigje”.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com