Për herë të parë pas gjashtë vitesh presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka hapur llogarinë e tij personale në rrjetin sociale Twitter. Barack Obama është bashkuar zyrtarisht në Twitter si @POTUS (President Of The United States). Llogaria menaxhohet nga vetë Obama.

Brenda 24 minutave presidenti ka arritur të grumbullojë 100 mijë ndjekës.

Përshëndetje, Twitter! Jam Barack. Me të vërtetë! Gjashtë vjet në presidencë, më në fund më dhanë llogarinë time personale” është njoftimi i tij i parë.

Llogaria @POTUS në Twitter do të shërbejë si një mënyrë e re për Presidentin Obama që të komunikojë direkt me amerikanët, ku cicërimat do të krijohen ekskluzivisht nga ai,” shkruhet në websajtin zyrtar të Shtëpisë së Bardhë.

Obama po ndjek aktualisht 65 njerëz, duke përfshirë këtu Bill Clinton, George W Bush dhe @FLOTUS, llogaria e Zonjës së Parë.

Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)