Presidenti amerikan Barack Obama dhe kancelarja gjermane Angela Merkel biseduan mbrëmë në lidhje me bashkëpunimin mes dy vendeve. Shtëpia e Bardhë doli mbrëmë me një deklaratë për shtyp duke thënë se Obama dhe Merkel kanë këmbyer pikëpamje lidhur me bashkëpunimin amerikano-gjerman në fushën e inteligjencës. Ky është diskutimi i parë mes dy liderve pasi Gjermania dëboi agjentin sekret të infilturuar nga CIA amerikane.