Obama: Në fund të mandatit
shkatërrojmë Shtetin Islamik

Obama: Në fund të mandatit<br />shkatërrojmë Shtetin Islamik
Presidenti amerikan Barak Obama është shprehur i bindur se deri në fund të mandatit, Shtetet e Bashkuara si dhe anëtarët e koalicionit kundër ISIS, do të shkatërrojnë organizatën terroriste. 

Në një intervistë për mediat amerikane shefi i Shtëpisë së Bardhë e cilësoi Shtetin Islamik si organizatë të keqe e helmuese.

"Kjo nuk është një organizatë që mund të shkatërrojë Shtetet e Bashkuara”, theksoi Obama. Më shumë se një vit më parë Obama autorizoi fillimin e një fushate të sulmeve ajrore të drejtuar nga Shtetet e Bashkuara kundër militantëve në Siri dhe Irak.
 
Që atëherë, avionët e koalicionit kanë kryer mbi 9 mijë sulme dhe Obama tha se Shteti Islamik ka humbur 40 për qind të territorit që kontrollonte.

Por, militantët ende kontrollojnë zona të gjera, përfshirë qytete të mëdha në Siri dhe Irak, duke nxitur kritika ndaj përgjigjes amerikane dhe thirrje drejtuar presidentit Obama që të dërgojë trupat tokësore amerikane në terren.

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

“Tre euro më shumë në faturë për çdo pjatë bosh!”, zgjidhja e restorantit malor në Itali zemëron klientët

“Tre euro më shumë në faturë për çdo pjatë bosh!”, zgjidhja e restorantit malor në Itali zemëron klientët