Avioni presidencial "Air Force One" u ul rreth orës 6:30 (3:30 GMT) në aeroportin ndërkombëtar të kryeqytetit Estonian, ish-republikë sovjetike që është bërë pjesë e NATO-s në vitin 2004.
Nën një kontekst shumë të tensionuar mes vendeve të NATO-s dhe Moskës nën sfondin e konfliktit në Ukrainë ku disa ekspertë i druhen një përhapje më të gjerë të konfliktit në të gjithë Evropën, presidenti amerikan do të bëjë një paralajmërim tjetër ndaj Rusisë, para se të marrë pjesë në mbledhjen e NATO-s në Uells në fund të javës.
Si përgjigje ndaj këtij paralajmërimi të ngritur nga Barack Obama dhe ndaj mbledhjes së NATO-s ku do të merren vendime për të vepruar në krizën ukrainase, Rusia paralajmëroi dje se do të reagojë, sipas saj, ndaj kërcënimit që ka rritja e pranisë së NATO-s në kufij me të dhe duke akuzuar Perëndimorët se po rrisin tensionet në krizën ukrainase./ATSH/
