Obama në Paris, vendos lule në nder
të viktimave të sulmeve në Bataclan
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barak Obama ka vizituar teatrin e Bataclanit, menjëherë pas mbërritjes në Paris, ku do të marrë pjesë në samitin global mbi ndryshimet klimatike. I shoqëruar nga presidenti francez Francois Hollande dhe Kryetari i Bashkisë së Parisit Anne Hidalgo, Obama vuri një trëndafil të bardhë, në vendin ku humbën ku 90 persona nga sulmet terroriste të 13 nëntorit.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barak Obama ka vizituar teatrin e Bataclanit, menjëherë pas mbërritjes në Paris, ku do të marrë pjesë në samitin global mbi ndryshimet klimatike.
I shoqëruar nga presidenti francez Francois Hollande dhe Kryetari i Bashkisë së Parisit Anne Hidalgo, Obama vuri një trëndafil të bardhë, në vendin ku humbën ku 90 persona nga sulmet terroriste të 13 nëntorit.

Autokolona e zotit Obama shkoi direkt në Bataclan menjëherë pasi presidenti amerikan mbërriti në aeroportin Orly. Pas vendosjes së trëndafilit, Obama qëndroi në heshtje teksa u përul në shenjë respekti ndaj viktimave.
Afro 150 udhëheqës botërorë do të jenë sot në Paris, nën masa tepër të rrepta sigurie, për të zhvilluar takime në kuadrin e samitit të Kombeve të Bashkuara për ndryshimet klimatike.
COP21 është konferenca globale për Ndryshimet Klimatike, e cila nis punimet këtë të hënë në Paris. Më shumë se 190 kombe do të bëhen bashkë për të diskutuar mbi një marrëveshje të mundshme globale, e cila synon të reduktojë emetimin e gazrave serë në atmosferë, duke shmangur kërcënimin që vjen nga ngrohja globale.
Gjatë kësaj, konference, punimet e së cilës do të drejtohen nga Franca priten të merren një sërë vendimesh të rëndësishme mbi ndryshimet kilmatike. Sipas BBC-së, vendet më të varfra të botës, janë të frikësuar se mund të “harrohen”, nga nxitimi për të arritur një marrëveshje.
Nën një plan të quajtur “Misioni inovativ”, një grup prej 20 vendesh, përfshirë Shtetet e Bashkuara, Franca dhe India, do të kërkojnë të dyfishojnë investimet e tyre për çështjet e energjisë së pastër gjatë 5 viteve.
Po ashtu, pjesë e këtij plani mendohet se do të jenë edhe disa sipërmarrës botërorë, si Bill gates dhe themeluesi i Facebook Mark Zuckerberg.
Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Mars, 08:44
Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?
-
PS
66.6%
-
PD
13.6%
-
Partitë e vogla
19.8%
Vota total: 882
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Rama mbetet lideri më i besuar për shqiptarët, Berisha i dyti me 36%! Lapaj i treti, Meta në 2%! Ja shifrat për Qorin, Shehajn e Doshin
13 Mars, 22:42
-
Koalicioni i Berishës me një seri forcash politike të panjohura, shqiptarët thonë se do ndikojë në rezultatin e PD më 11 maj
13 Mars, 22:36
-
Sondazhi i Piepolit/ 60% e shqiptarëve: Task-Forca e SPAK për krimet elektorale s’ndikon në zgjedhje
13 Mars, 22:30
-
A duhet kontroll mbi SPAK? 40% e qytetarëve shprehen pro në sondazhin e Piepolit
13 Mars, 22:24
-
A po abuzon SPAK me masat e paraburgimit? Ja si përgjigjen qytetarët në sondazhin e Piepolit
13 Mars, 22:22
-
Sondazhi i Piepolit/ 63% e shqiptarëve thonë se SPAK është i pavarur, por 40% duan që të vihet në kontroll! Çfarë mendojnë për arrestet me burg
13 Mars, 22:17
-
Spahiu: Partitë e reja, kanë faj historik që nuk u bashkuan kundër Ramës dhe Berishës
13 Mars, 22:16
-
Sondazhi i Piepolit në Report Tv/ Shqiptarët pro mbylljes së TikTok, 56% mbështesin vendimin e qeverisë
13 Mars, 22:12
-
Aksident tragjik në aksin Bulqizë-Shupenzë/ Fuoristrada me 6 familjarë del nga rruga, humb jetën nëna! Burri, 3 fëmijët dhe e afërmja e tyre transportohen drejt Traumës (VIDEO)
13 Mars, 21:58
-
Spahiu: Disa deputet në lista Berishës ja dha Rama, sepse ja merr mbrapsht në 12 maj
13 Mars, 21:57
-
EKSKLUZIVE/ Sondazhi i Piepolit, 52% e shqiptarëve s’kanë besim te partitë e reja opozitare! Ja shifrat për të ‘vegjlit’ që synojnë mandate më 11 maj
13 Mars, 21:47
-
Putin u shpreh i gatshëm për të diskutuar një armëpushim, Zelensky: Përgjigje evazive, ka frikë t'i thotë jo presidentit Trump
13 Mars, 21:39