Presidenti amerikan, Barack Obama deklaroi këtë të shtunë se Shtetet e Bashkuara “nuk do të terrorizohen kurrsesi”, pavarësisht masakrës së të mërkurës në San Bernardino të Kalifornisë. “Ne jemi amerikanë. Ne do të mbrojmë vlerat tona, ato të një shoqërie të hapur dhe të lire. Ne nuk duhet të pushtohemi nga terrori”, deklaroi Obama në fjalimin e përjavshëm publikuar nga Shtëpia e Bardhë. Po dje, kreu i Shtëpisë së Bardhë kritikoi ligjin amerikan për armët, duke kërkuar një kontroll më të fortë mbi armët. “Nëse dikush është i rrezikshëm të hipë në avion, atëherë është i rrezikshëm gjithashtu që të blejë një armë”, tha Obama.
/Shqiptarja.com






