/ATSH-AFP/ - Presidenti amerikan, Barack Obama ofroi dje për rreth pesë milionë klandestinë, nga 11 milionë në total që jetojnë në SHBA, një shtyrje të përkohshme të lejes së tyre për të shmangur një dëbim, njoftoi ekzekutivi amerikan.
Gjatë një fjalimi zyrtar nga Shtëpia e Bardhë, Obama shpjegoi se të gjithë klandestinët që jetojnë që prej pesë vjetësh në SHBA dhe që kanë një fëmijë amerikan apo titullar të një statusi të rezidentit të përhershëm, mund të marrë një leje qëndrimi me një kohëzgjatje prej tre vitesh.
Presidenti amerikan njoftoi përveç të tjerave një përmbushje të kushteve të aksesit në programin Daca ("Deferred Action for Childhood Arrival"), ndërmarrë në vitin 2012, që ofron leje qëndrimi të përkohshme për minorenët e mbërritur në territorin amerikan para moshës 16 vjeç.
/Shqiptarja.com