Presidenti amerikan Barak Obama ka bërë apel që dhe irakenët të bashkohen për të luftuar kryengritjen islamike që tani kërcënon pjesët veriore dhe perëndimore të vendit.
Presidenti Obama u tha gazetarëve se administrata e tij beson se qeveria e re që do të formohet në Bagdad duhet të punojë me shpejtësi për të bashkuar komunitetet e ndryshme të Irakut.
Obama theksoi se Shtetet e Bashkuara kohët e fundit kanë kryer sulme ajrore në mbështetje të luftëtarëve kurdë dhe refugjatëve në Irakun verior.
Ai tha se avionët amerikanë vazhdojnë të jenë në gjendje gatishmërie për të sulmuar ekstremistët të cilët po përpiqen të krijojnë një kalifat në rajonin e madh që ata tani e kontrollojnë.
Presidenti i ri i Irakut Fouad Massoum zgjodhi Abadi, nënkryetar i parlamentit, për të udhëhequr vendin shkatërruar nga lufta. Ai u emërua nga koalicioni kryesor shiit i Irakut, Aleanca Kombëtare, e cila refuzoi emërimin e Nuri al-Malikit për një mandat të tretë si kryeministër. Al-Maliki ka sfiduar thirrjet e komunitetit suni, kurdëve dhe disa shiitëve të tjerë për t’i lënë vendin nje figure më pak polarizuese.
Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO