Liverpooli pati kritika të shumta kur në markaton e verës bleu futbollistin me origjinë shqiptare Xherdan Shaqirin , shumë e konsideronin si një dështim dhe se ai nuk do të zgjaste shumë në Premier League.

Xhardan Shaqiri u ka vërtetuar të gjithë kritikëve që ishin gabim. Sulmuesi i Liverpool  është cilësuar nga Observatori i futbollit si një blerje tepër e sukseshme nga Liverpool dhe vlerson kontributin që 27 vjeçari jep për skuadrën.

Shaqiri ka befasuar të gjithë me performancën e tij dhe vlera e kartonit të tij është rritur me 40.3 milionë euro më shumë.Liverpool e bleu kartonin e Shaqirit për 14.7 milionë euro, ndërsa tani vlera e tij ka arritur kuotën e 55 milionë euro-ve.