OBSH: 7.7% e fëmijëve
në Shqipëri janë obezë

OBSH: 7.7% e fëmijëve<br />në Shqipëri janë obezë
TIRANE - Obeziteti dhe mbipesha në vendin tonë po bëhet një sfidë për shëndetin publik. Pandemia botërore po prek gjithnjë edhe më shumë edhe fëmijët shqiptarë, të cilët janë të prirur që tu drejtohen sa më shumë “fast-foodeve” dhe embëlsirave.

Sipas një studimi të kryer nga Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe Instituti i Shëndetit Publik, tregon se 21.6 për qind e fëmijëve nga 7 deri në 10 vjeç janë mbipeshë dhe 7.7 përqind prej tyre janë obezë. "Në nivel kombëtar, 21.6 për qind e fëmijëve janë mbipeshë dhe 7.7 për qind e tyre janë obezë”-thotë Jolanda Hyska, specialiste e ISHP-së.

Po sipa këtij studimi obeziteti shihet më i lartë në grupmoshën e fëmijëve 8 dhe 9 vjeç, duke e konsideruar këtë moshë si më problematiken. Ndërsa referuar gjinisë, raporti tregon se meshkujt janë më obezë krahasuar me femrat. 8.8% deri në 10% tek meshkujt dhe 4.3 deri në 5.9% te femrat.

"Niveli i mbipeshës dhe i obezitetit tek djemte ështe me i lartë se sa tek vajzat" shprehet Hyska, autorja e studimit. Për shkak të mënyrës së jetesës në zonat urbane është faktuar se fëmijët janë më të prirur për tu bërë obezë më tepër se sa në zonat rurale.

Sa i takon shpërndarjes gjeografike, Hyska theksoi se vazhdon të vihet re një diferencë e dukshme sa i përket mbipeshës dhe obezitetit, fenomen që paraqitet më i lartë në zonat urbane, sesa ato rurale. Kështu, mbipesha rezulton të jetë në 65 % në qytet, kundrejt 35 % në fshat, ndërkohë që obeziteti është 76.7 %, kundrejt 23.3 %.

"E thënë ndryshe, për çdo 4 fëmijë obezë,1 e gjejmë në fshat dhe 3 fëmijë obezë në qytet", u shpreh Hyska. Mbipesha i atribuohet mënyrës së të ushqyerit. Kur vakti i mëngjesit nuk konsumohet, sidomos tek fëmijët, trendi i prekjes nga mbipesha është dhe më i lartë.

“Nëse i referohemi trendit të fëmijëve sipas gjendjes nutricionale dhe konsumit të mënegjesit vëmë re që me rritjen e peshës përqindja e fëmijëve që nuk konsumojnë mëngjes shkon në 28-30-41 % që do të thotë se ka një rritje të tendencës për të mos konsumuar mëngjes", tha Hyska.

Studiuesit e raportit rekomandojnë që në shkolla të ketë programe të posaçme për ushqimin e shëndetshëm të fëmijëve, pasi një fëmijë obez mbetet i tillë edhe kur të rritet duke lejuar të zhvillohen në organizmin e tij  patologji nga me të rëndat të cilat çojnë në reduktimin e cilësisë dhe jetëgjatësisë.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 04.06.2013
 
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Ndryshimet në qeveri, Meta: Nga frika e ‘dëshmisë’ së Ahmetajt, Rama zëvendësoi 3 kukulla politike me 3 të tjera anonime

Ndryshimet në qeveri, Meta: Nga frika e ‘dëshmisë’ së Ahmetajt, Rama zëvendësoi 3 kukulla politike me 3 të tjera anonime