OBSH, Beqaj: Për shërbim më të
mirë, mbulim universal shëndetësor 

OBSH, Beqaj: Për shërbim më të<br />mirë, mbulim universal shëndetësor 
GJENEVE - Një Delegacion i Ministrisë së Shëndetësisë, i drejtuar nga Ministri Ilir Beqaj, mori pjesë në Sesionin e 67-të të Asamblesë Botërore të Shëndetësisë, të vendeve anëtare të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), i cili i hapi punimet më dt. 19 maj 2014 në Gjenevë, Zvicër.
 
Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, në fjalën që ka mbajtur në këtë evenimet të rëndësishëm në rang botëror sa u përket politikave të shëndetit, e ka konsideruar mbulimin universal shëndetësor, si një hallkë kyçe që do të sjellë një kujdes shëndetësor më të mirë për të gjithë popullatën.  Gjatë këtij takimi të rëndësishëm, ministri Beqaj ka lobuar edhe për Kosovën,  duke e mbështetur kërkesën e Kosovës për të bashkëpunuar me OBSH-në sa i përket politikave shëndetësore, bashkëpunim ky që sipas ministrit të Shëndetëisë, Ilir Beqaj, do ta ndihmojë republikën e Kosovës të përmirësojë sistemin e përkujdesit shëndetësor.
 
“Qeveria ime e konsideron mbulimin universal shëndetësor (UHC, universal health coverage) si sistemin kryesor gjithëpërfshirës të ofrimit të këtij shërbimi, i cili, jo vetëm që përbën një hallkë kyçe në ofrimin e një sistemi më të mirë të kujdesit shëndetësor, por edhe parimin themelor udhërrëfyes për zhvillimin e sistemit shëndetësor të vendit tim.
Kjo është edhe arsyeja se përse kemi marrë përsipër dhe kemi hedhur hapat e parë tashmë të një reforme radikale që do të sigurojë ofrimin e kujdesit shëndetësor universal për të gjithë banorët rezidentë shqiptarë, ku askush nuk duhet të ndihet se është lënë në mëshirë të fatit, thjesht dhe vetëm prej faktit se nuk mund ta përballojë financiarisht këtë shërbim. Së fundi, do të dëshiroja të theksoja se roli unik i OBSH-së në pozicionimin dhe promovimin e shëndetit në një sërë proceseve globale, rajonale dhe kombëtare, është më se i dobishëm, sidomos përsa i përket njohjes së realiteteve të reja, të tilla si, sistemi i kujdesit shëndetësor në Republikën e Kosovës. Kosova mirëpret çfarëdolloj bashkëpunim me OBSH-në në çështjet e shëndetit dhe është e gatshme për të marrë pjesë në bisedime për të institucionalizuar këtë bashkëpunim. Ne e mbështesin fuqimisht vullnetin që Kosova ka shprehur për anëtarësimin me të drejta të plota në OBSH dhe shpresojme se projektet e organizuara në bashkëpunim me organizatën do ta ndihmojnë popullin e Kosovës për përmirësimin e sistemit të kujdesit shëndetësor që ofrohet në këtë vend”, - ka deklaruar ministri beqaj, përpara 3000 mijë delegatëve nga e mbarë bota, në OBSH." tha Beqaj.
 
Në këtë Sesion, ku morrën pjesë më tepër se 3000 delegatë, përfaqësues të nivelit të lartë nga 194 shtetet anëtare të OBSH-së do të diskutohet dhe do të merren vendime mbi çështjet kryesore të shëndetit global, duke përfshirë:

• përpjekjet për parandalimin dhe kontrollin e sëmundjeve jo-të-trasmetueshme, të tilla si, diabeti, sëmundje të zemrës, kancerit dhe sëmundjeve kronike të mushkërive;
• strategjinë e re globale dhe objektivat për parandalimin dhe kontrollin e tuberkulozit;
• propozime për përmirësimin e shëndetit të pacientëve me hepatit viral;
• draft-planin e veprimit për shëndetin e të porsalindurve;
• progresin e strategjisë globale të OBSH-së për ushqimin e nënave dhe të foshnjeve;
• progresin drejt Objektivave të Zhvillimit të Mijëvjeçarit dhe rolin e shëndetit në axhendën e e zhvillimit pas -2015;
• mënyrat për trajtimin e rezistencës antimikrobiale ndaj mjekimit;
• përpjekjet për përmirësimin e qasjes ndaj barnave esenciale dhe për forcimin e sistemit rregullator të barnave;
• menaxhimin e autizmit dhe mbrojtjen e më shumë njerëzve nga sëmundjet që parandalohen me vaksinim.
 
Delegatët do të shqyrtojnë gjithashtu edhe përparimin që është bërë në kuadër të reformave të Organizatës Botërore të Shëndetësisë

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024