GJENEVË, 21 nëntor /ATSH-AFP/ - Epidemia Ebola mabroi në Republikën Demokratike të Kongos (RDK), konfirmoi sot Organizata Botërore e Shëndetësisë në një komunikatë, një javë pas shpalljes së bërë nga autoritetet kongoleze.
E shfaqur në muajin gusht në një rajon pranë Ekuatorit, epidemia preku 66 persona ku 49 nuk mundën të mbijetojnë, sipas shifrave zyrtare.
Në 20 nëntor, pasi kaluan 42 ditë që kur u regjistrua rasti i fundit negativ duke mundësuar, sipas standarteve të OBSH-së, që të shpallet fundi i epidemisë në një rajon.
Epidemia e shfaqur në RDK ishte ndryshe nga ajo e shfaqur në Afrikën Perëndimore, që, sipas bilancit të fundit të OBSH-së të publikuar të mërkurën, ka bërë 5 420 të vdekur.
Si sida, që u shfaq në Kinshasa në vitet 1920 para se të përhapej në të gjithë planetin, sipas një studimi të fudnit mbi origjinën e virusit HIV, Ebola fillimisht u shfaq në Afrikën Qendrore.
Virusi e mori emrin nga një lum në veri të Republikës Demokratike të Kongos, ku u identifikua në vitin 1976./
/G.S/









