Koronavirusi, OBSH miraton për përdorim urgjent vaksinën kineze Sinopharm: E sigurt dhe efikase

Koronavirusi, OBSH miraton për përdorim urgjent vaksinën kineze Sinopharm: E sigurt dhe efikase

Vaksina kineze Sinopharm

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka miratuar sot për përdorim urgjent vaksinën kineze kundër COVID, Sinopharm. Kjo u bë e ditur sot nga Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë Tedros Adhanom Ghebreyesus.

"Këtë pasdite, OBSH miratoi për përdorim emergjent vaksinën e COVID-19 të Pekinit, duke e bërë atë vaksinën e gjashtë që ka marrë vlerësimin e OBSH për sigurinë, efikasitetin dhe cilësinë. Kjo zgjeron listën e vaksinave që COVAX mund të blejë dhe u jep vendeve besim për të shpejtuar miratimin e tyre dhe për të importuar dhe administruar një vaksinë", tha ai.

 

Vendimi, i marrë nga një ekip këshillimor teknik i OBSH-së, do të thotë që vaksina Sinopharm përfundimisht mund të përfshihet në iniciativën e mbështetur nga OKB, COVAX që synon të garantojë qasjen në vaksina për vendet e varfëra në javët ose muajt e ardhshëm. Vaksina e Sinopharm është vaksina e parë kineze që fiton miratimin e përdorimit emergjent dhe e gjashta në total.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kreu i OBSH-së i shpëton sulmeve të Izraelit në Jemen, ndodhej në aeroportin e Sanas gjatë bombardimit! 2 të vdekur dhe disa të plagosur

Kreu i OBSH-së i shpëton sulmeve të Izraelit në Jemen, ndodhej në aeroportin e Sanas gjatë bombardimit! 2 të vdekur dhe disa të plagosur