Shumë nëna dhe foshnja të sapolindura vdesin, për shkak të mungesës së kanalizimeve, ujit të pastër dhe higjienës, kanë paralajmëruar ekspertët shëndetësorë.

Sipas tyre, mungesa e këtyre gjërave themelore pengon suksesin e ndërhyrjeve të tjera për përmirësimin e shëndetit të foshnjave.

Ekspertët u kanë bërë thirrje qeverive dhe agjencive që të fokusohen më shumë në lidhjen midis kanalizimeve dhe shpëtimit të jetëve.

Raporti i tyre është publikuar në revistën shkencore PLOS One. Ai është hartuar nga ekspertë të organizatës bamirëse WaterAid, Shkolla e Londrës për Higjienë dhe Mjekësi Tropikale, Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe mekanizma të tjerë globalë shëndetësorë.

Rreth 40 për qind e objekteve shëndetësore në 54 vende më të ardhura të ulëta nuk kanë ujë të pastër, sipas OBSH-së.


Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)