OBSH: Ndotja e ajrit vret shtatë milionë persona në vit

OBSH: Ndotja e ajrit vret shtatë milionë persona në vit

Foto ilustruese

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka fuqizuar të mërkurën udhëzimet e reja për kualitet të ajrit, duke thënë se ndotja e ajrit është një prej kërcënimeve më të mëdha të ambientit për shëndetin e njerëzve, dhe për pasojë shkakton shtatë milionë vdekje të parakohshme në vit.

Kjo Organizatë ka thënë se nevojitet veprim urgjent për të zvogëluar daljen në ajër të ndotur, derisa e ka renditur dëmin e tij në linjë me pirjen e duhanit dhe ushqimin e pashëndetshëm.

OBSH ka ndryshuar pothuajse të gjitha udhëzimet për kualitetin e ajrit, duke paralajmëruar se tejkalimi i niveleve të reja është i lidhur me rreziqe të konsiderueshme në shëndet” ka thënë Organizata, duke shtuar se “zbatimi i niveleve të reja mund të ruajë miliona jetë”.

Udhëzimet synojnë të mbrojnë njerëzit nga efektet e dëmshme të ndotjes së ajrit dhe të njëjtat përdoren si referenca nga qeveritë për të krijuar standarde që duhen zbatuar.

Hera e fundit kur OBSH-ja ka publikuar udhëzime për kualitet të ajrit ka qenë viti 2005./ REL

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion