Shkalla e shpërthimit të Ebolas, me shumë gjasë është nënvlerësuar shumë. Ky vlerësim vjen nga agjencia e shëndetit të OKB-së, pasi numri i viktimave ka arritur në 1069. Organizata Botërore e Shëndetësisë tha se stafi i saj kishte prova se numri i rasteve të importuara dhe vdekjeve nuk pasqyrojnë nivelin real të krizës. Në një deklaratë zyrtare, ekspertët e OBSH kërkojnë menjëherë ndërmarrjen e masave të jashtëzakonshme për të luftuar virusin vdekjeprurës.
Pjesë e sfidës, sipas OBSH, ishte fakti se shpërthimi ishte ndihmuar nga varfëria e tejskajshme, sistemet shëndetësore jofunksionale dhe mungesa e madhe e personelit shëndetësor në vendet e prekura. Ebola shpërtheu në muajin shkurt në Guine dhe më pas u përhap në shkallë të gjerë në Liberi, Sierra Leone dhe Nigeri. Kompania ajrore e Kenias ka refuzuar të pezullojë fluturimet mbi shtetet e prekura nga virusi në Afrikën Perëndimore.
Megjithatë, sipas OBSH, rreziku i transmetimit të Ebolas gjatë udhëtimeve ajrore mbetet i ulët, pasi sëmundja nuk përhapet në ajër. Aktualisht nuk ka asnjë vaksinë shëruese për Ebolan, përveç Zmap, e cila është në fazën eksperimentale. Ndërkaq, mësohet se punonjësit e Ambasadës Amerikane në Sierra Leone kanë marrë vendim për t’u larguar nga ky shtet, pas shpërthimit të virusit.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO