OBSH: Shqiptarët 59.7% të shpenzimeve nga xhepi në shëndetësi! Koçiu: 130 milionë euro për rimbursimin e ilaçeve me buxhetin e 2025

OBSH: Shqiptarët 59.7% të shpenzimeve nga xhepi në shëndetësi! Koçiu: 130 milionë euro për rimbursimin e ilaçeve me buxhetin e 2025

Shqipëria vijon të mbajë rekord në Europë për shpenzimet nga xhepi që qytetarët bëjnë për shëndetësinë, një situatë që prek kryesisht pagesat për ilaçe, të cilat arrijnë në 59.7% të totalit të shpenzimeve shëndetësore.

Drejtuesi në detyrë i zyrës së OBSH në Tiranë, Gazmend Bejtja, gjatë një konference, theksoi nevojën për rritjen e financimit publik në sektorin e shëndetësisë.

"Në Shqipëri, financimi publik është në nivelin 3.3% të GDP, shumë më i ulët se mesatarja e vendeve të BE-së. Rekomandimi i OBSH është që ky financim të arrijë të paktën në 4.5% të GDP-së, gjë që do të ndikonte drejtpërdrejt në uljen e barrës financiare për qytetarët," deklaroi Bejtja.

E pranishme në konferencën e Dytë të UBF “Rikonceptimi i Kujdesit Shëndetësor, vizioni për një Shqipëri më të shëndetshme”, me pjesëmarrjen e farmacistëve dhe ekspertëve të fushës, ministrja e Shëndetësisë, Albana Koçiu tha se “vitin e ardhshëm, falë buxhetit rekord, të parit prej 1 miliard eurosh të aprovuar për sektorin e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, do të mund të bëjmë akoma edhe më shumë për qytetarët”.

Ministrja theksoi se një pjesë e rëndësishme e këtij buxheti, afro 130 milionë euro, do të shkojë për rimbursimin e barnave, duke mbështetur 400 mijë qytetarë për rreth 1.300 medikamente të rimbursueshme.

"Ky buxhet na lejon jo vetëm të sigurojmë barna cilësore dhe inovatore, por edhe të forcojmë partneritetin në sektorin farmaceutik, duke e bërë tregun tonë më të hapur dhe më të përshtatshëm për medikamentet e reja," deklaroi Koçiu.

Në përfundim të fjalës së saj, ministrja garantoi se sektori shëndetësor shqiptar është në rrugën e zhvillimit për të ofruar zgjidhje trajtimi gjithnjë e më efikase për qytetarët.

“Shqipëria nuk ofron më vetëm linjën standarde të trajtimit, por një gamë të gjerë medikamentesh dhe opsionesh të avancuara për kurimin e sëmundjeve,” përfundoi ajo.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    12 Dhjetor, 16:05

    Berishës iu dha zyrtarisht nga gjykata vula e PD, a do të shtohen votat?



×

Lajmi i fundit

 Drejtoresha e AKSHI-t mes TOP 100 drejtuesve publikë më të suksesshëm në botë për inovacionin dhe implementimin e Inteligjencës Artificiale në digjitalizim

Drejtoresha e AKSHI-t mes TOP 100 drejtuesve publikë më të suksesshëm në botë për inovacionin dhe implementimin e Inteligjencës Artificiale në digjitalizim