Tirane- Interpelanca e kërkuar nga Gazment Bardhi me kryeministrin Edi Rama për çështjen Beccheti, mbi gjobën 110 milionë euro dhënë nga Gjykata e Arbitrazhit në Belgjikë për shtetin shqiptar, nuk do të zhvillohet.
Socialistët rrëzuan me votë, kërkesën e përsëritur të kreut të grupit parlamentar demokrat që Rama të vijë në Kuvend e të japë llogari për paratë që sipas tij janë bllokuar për t’ia kaluar biznesmenit italian.
Interpelanca e kërkuar nga Gazment Bardhi me kryeministrin Edi Rama për çështjen Beccheti nuk do të zhvillohet. Socialistët rrëzuan me votë, kërkesën e përsëritur të kreut të grupit parlamentar demokrat që Rama të vijë në Kuvend e të japë llogari për paratë që sipas tij janë bllokuar për t’ia kaluar biznesmenit italian.
"Duhet të jetë i bazuar në fakte jo propagandë dite mbi të pa-vërteta" tha Spiropali.
"Kryeministri e ka të pamundur të lërë axhendën e vet, për të ardhur për një shpifje të propaganduar në kuvend, e them shpifje se bëhet fjalë për një lajm të rremë që shteti shqiptar paska paguar një krimineli që vazhdon betejën. Shpifje, shteti shqiptar s'i ka paguar 110 mln €! " tha Balla.
Por Bardhi insistoi se paratë do të jepen. Me një vendim gjykate në duar Bardhi tha se llogaritë e sekuestruara të Alb-Control nga Brukseli, do të përdoren për të paguar Becchetin.
Në asnjë moment nuk kam thënë që shteti shqiptar ka bër pagesën, ka refuzuar detyrimin vullnetar, atij që e quani mafioz por po I jepni një mafiozi apo krimineli 130 mln euro nga paratë e qytetarëve shqiptarë.
Ne kemi thënë, media ka referuar që me vendim gjykate, shtetit shqiptar I janë konfiskuar 130 mln euro të alb-kontrollit. Është duke bërë shteti belg planin e shpërndarjes, që do shkojë për ekzekutimin e dy vendimeve të arbitrazhit, agon channel dhe një kompani tj. Me vendim gjykate ai I ka marrë, lekët ndodhen në llogarinë bankare të përmbaruesit gjyqësor” tha Bardhi.
Kreu i grupit parlamentar të PD-së Gament Bardhi shfrytëzoi sërish foltoren e Kuvendit për të thënë se Rama po i bën presion SPAK për mbylljen e çështjes së Xibrakës.
" Ai më kërkonte mua të urdhëroja SPAK-un që të mbyll hetimet për Olsi Ramën, për t’i thënë SPAK-ut që nuk është Olsi aty, aty jam unë mos fusni duart" tha Bardhi.
Çështja Beccheti shkaktoi debate në parlament edhe javën e shkuar. Kryeministri Edi Rama iu përgjigj Bardhit nga Tëitteri duke thënë se përballë tij në interpelancë do të shkojë vetëm pas SPAK të ketë sqaruar akuzat e kreut të grupit demokrat për vëllain e kryeministrit.
Rendi i ditës
Në rend të ditës ishte dhe kërkesa e paraqitur nga Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike për një interpelancë urgjente me ministren e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, për sigurinë në shkolla marr shkas nga vrasjen e 14-vjeçarit Martin Cani nga një bashkëmoshatar, jashtë shkollës “Fan Noli”, më 18 nëntor.
-Projektligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes ndryshuese me shkëmbim letrash të marrëveshjes së huas, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim, për projektin “Për përmirësimin e sistemit të shëndetësisë”, ratifikuar me ligjin nr.57/2015”.
-Projektligji “Për miratimin e rritjes së kuotës së Republikës së Shqipërisë në Fondin Monetar Ndërkombëtar”.
-Projektligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Sllovenisë, për bashkëpunimin në mbrojtje ndaj katastrofave natyrore dhe të tjera”.
-Projektligjin “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.90/2021, “Për ndarjen e shoqërisë “Hekurudha Shqiptare, sh.a.””.
-Projektvendimi “Për miratimin e organikës dhe klasifikimit të pagave të punonjësve administrativë pas mbarimit të mandatit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit” si dhe projektvendimi “Për miratimin e organikës dhe klasifikimit të pagave të punonjësve administrativë pas mbarimit të mandatit të Komisionerëve Publikë”.
Kliko këtu për të lexuar rendin e plotë të ditës në Kuvend
Deputeti demokrat Asllan Dogjani pas fjalës së Berishës sot në foltore u revoltua me Spiropalin pasi kjo e fundit, ia dha fjalën Niko Peleshit. Dogjani kërkonte fjalën, sipas tij për procedurë.
Për këtë u afrua tek foltorja duke thërritur ndaj kryeparlamentares Spiropali.
Kjo e fundit, më pas mori vendimin për të mos ia dhënë më fjalën Dogjanit gjatë seancës së sotme.
Ish-kryeministri Sali Berisha hodhi akuza ndaj ministrave Manastirliu dhe Koçiu për ngjarjen tek shkolla Fan Noli si dhe për sektorin e shëndetësisë, duke e cilësuar si një zonë ku kryhen "krime kundër njerëzimit."
Ai ngriti shqetësime për keqmenaxhimin e fondeve publike dhe mungesën e shërbimeve jetike për qytetarët, duke përmendur ilaçet e pamjaftueshme dhe aparaturat mjekësore jashtë funksionit për më shumë se tre vite.
Berisha theksoi se sëmundje si kanceri i gjirit mund të jenë plotësisht të trajtueshme nëse diagnostikohen herët, por për shkak të neglizhencës dhe korrupsionit në sistem, shumë pacientë humbasin jetën.
'Po nëse ka sektor për krime kundër njerëzimit, është sektori i shëndetësisë. Avoketërit në studio thonë fjalë më të rënda për të sëmurët. Pse kjo? Sepse ata vdesin, vdesin nga ilaçet që nuk i marrin. Ju vidhni fondet. Mbi 3 vjet aparatura pa funksion. Kanceri i gjirit është plotësisht i mjekueshëm nëse kapet herët. Kur nuk stepesh para gjakut të një fëmije, ti je e rrezikshme. Një 14-vjeçar u ther në gjirin e shkollës. Krim kundër njerëzimit. 8.2 mld euro buxheti, 16 mln për 800 mijë pensionistë. Rrogat tuaja lart e më lart. Pretendoni se keni rritur rrogat. Nuk keni rritur as shkallët e indeksimit. Tuajat i keni rritur. Ne kërkojmë të respektoni kushtetutën përndryshe mosbindja civile do vij dhe në sallë. Nuk shkelmoni ju kushtetutën sipas qejfit tuaj. Edhe ti zonjë duhet të jesh shumë e kujdesshme.'
Opozita bllokon foltoren e Kuvendit gjatë seancës së sotme plenare. Shkak u bë ndërprerja e fjalës ndaj deputetit demokrat Flamur Noka, i cili nuk largohej nga foltorja pa e marrë atë sërish.
Megjithatë Spiropali nuk ia dha fjalën Nokës, pasi sipas kryeparlamentares deputeti po përdorte fjalë fyese dhe nuk po fliste për procedurën e rendit të ditës. Më tej u afruan dhe deputetët e tjerë të opozitës, teksa Spiropali njoftoi 5 minuta pushim.
Pjesë nga debati:
Spiropali-Nokës: Mos na qani hallin ne! Nuk jemi njësoj. Ju hiqet fjala, nuk mund të fyeni kryetaren e kuvendit
Korreshi: Ne nuk e dimë ça ka ndodhur këtë javë, fjalë korridoresh, na kanë thënë që ju kanë tërhequr veshin.
Kryeparlamentarja Spiropali dhe Gazment Bardhi debatuan në nisje të seancës, për shkak të kërkesës së këtij të fundit për interpelancë me kryeministrin Rama lidhur me çështjen Beccehti.
Sipas Bardhit, ka një vendim të formës së prerë të gjykatës belge që shteti shqiptar paguan 130 mln euro, 110 prej të cilave kanë shkuar për Becchetin. Por për Spiropalin kjo është propagandë. Në fund kërkesa e Bardhit për interpelancë u refuzua nga Kuvendi.
Bardhi: Shuma e sekuestruar shtetit shqiptar 130 mln euro do shkoj për dy vendime arbitrazhi, njëri Agon Channel 110 mln dhe tjetra për një kompani tjetër që ka fituar arbitrazhin. Kryeministrin dhe të tjerë janë betuar për
Spiropali: Nuk po zhvillohet interpelanca.
Bardhi: Kur më refuzohet, kam 10 minuta kohë.
Spiropali: I dhatë shpjegimet.
Bardhi: Kur?
Spiropali: Kur e parashtuar, nuk është parashikuar.
Bardhi: Moj zonjë kam 10 minuta.
Spiropali: Zoti Bardhi nuk e kuptoj pse këmbëngulni tek interpelanca, duhet ta bëni sipas rregullores. Ka lidhje me mënyrën si interpelancën bëhet. Po këmbëngulni për fakte që nuk janë në asnjë libër të këtij shteti. Këmbëngulni për një interpelancë që nuk ekziston. Përfundoni 5 minutat tuaja sepse interpelanca nuk do zhvillohet.
Bardhi: E kuptova kur shkruajti në x kushtetutën. Ky është fati jot mi keq, ligj keni tuiterin e Ramës. Nuk të kërkoj dotë t nxjerrësh frikën e Ramës. Le të rrijë i strukur, po shpjegoj që jo vetëm kërkesa ime bazohet në fakte të vërteta që kryeministri ja fsheh. Do e ndaj me mediat, vendimin e formës së prerë të gjykatës belge që ka konfiskuar 130 mln euro. Nuk ka asnjë dokument të shtetit shqiptar sepse nuk keni bërë ekzekutim vullnetar. Jeni tek faza e ekzekutimit të detyrueshëm. Po bëni planin e shpërndarjes, po fryni xhepat me 110 mln euro, për shkak të shkeljes. Nëse ai është mafioz nuk do duhet të marrë asnjë euro nga taksat e qytetarëve shqiptarë. Për shkak të paaftësisë dhe veprimeve kriminale, Veliaj, një mafioz siç ju e quani ka fryrë xhepat me paratë e gjakut dhe djersës së qytetarëve shqiptar. Kryeministri duhet të sqarojë. Nuk ekziston asnjë dokument thotë, ai i ka marrë. 110 mln euro të shtetit ndodhen në llogari bankar të përmbaruesit gjyqësor. Mos më thoni nuk ka fakte dhe prova. Këtë nuk e ka shkruar Rama në tuiter. I thoshte prokurorisë së posaçme, nuk jam unë aty, tha do vij por kur të mbyllen hetimet për Olsin. Boll gënjyet opinionin publik, thoni i humbëm 130 mln euro, këto po shkojnë në xhepat e një individi. Thojini se për shkak të përgjegjësisë direkte, Rama është fshehur, që nga mëngjesi deri në darkë sheh ëndrra me Xibrakën.
Kryeparlamentarja Elisa Spiropali iu përgjigj Gazment Bardhit lidhur me interpelancën e kërkuar nga ky i fundit me kryeministrin Rama për Becchetin. Spiropali tha se në bazë të kushtetutës, interpelanca duhet kërkuar bazuar mbi të vërteta dhe jo në propagandë.
'Duhet të bazohet në të vërteta në kontroll parlamentar dhe jo në nevojë për propagandë të ditës. Kryetar i Kuvendit ka të drejtë të mos e përfshijë interpelancë në rend dite për çështje që nuk janë në përgjegjësi të këshillit të ministrave. Jemi të gatshëm në çdo kohë, sillni interpelanca që janë sipas rregullore së Kuvendit. Mos merrni gjëra të pathëna, që nuk bazohen në dokumente të shtetit shqiptar. Do trajtohen interpelanca të bazuar në fakte për interesin publik.'
Ministri i Shtetit për Marrëdheniet me Parlamentin, Taulant Balla foli për interpelancën e kërkuar nga Gazment Bardhi me kryeministrin Edi Rama për çështjen Beccheti.
Ai tha se ato janë shpifje dhe lajme të rreme dhe se kryeministri nuk vjen për të sqaruar një shpifje.
‘Për një shpifje të propaganduar publikisht, sepse bëhet fjalë për një lajm të rremë se 130 milionë euro një elementi kriminal me të cilin shteti shqiptar po vazhdon që të përplaset në gjyqe apo në procese penale, jo vetëm në Shqipëri por edhe në shtete të tjera. Thuhet se kërkohet Rama për të sqaruar një shpifje. Ma gjeni në rregullore se kush është detyrimi i kryeministrit se duhet të paraqitet për të sqaruar një shpifje. Jo vetëm kryeministrit por edhe ministrat janë të gatshëm të vijnë në çfarë do lloj por kur kërkesa juaj të ketë fakte që mbrokjnë interesin publik.. Nuk thuhet në asnjë vend që ai duhet të jap shpjegime për shpifje. Shpifjet s'janë të lejueshme. Lajmet e rreme janë deteje që duhet të bëhemi bashkë për tu përballur', tha ai.
Në nisjen e seancës së sotme, kreu i grupit parlamentar Gazment Bardhi, i ka kërkuar kryeparlamentares Spiropali të ndërpres seancën dhe të sjellë kryeministrin Rama për të zhvilluar interpelancën për çështjen Becheti.
'Siç jeni në dijeni, në datën 2 dhjetor të këtij viti në përputhje me nenet 80 dhe 96 dhe 97 të kushtetutës kam kërkuar interpelancë me kryeministrin për infot e 130 mln euro të qytetarëve shqiptarë janë bllokuar për ekzekutimin e vendimit të arbitrazhit të Agon Channel. Keni thënë se kërkesa jonë u mor nga kryetarja e Kuvendit, kryeministrin për shkak të agjendës së enjtes nuk do jetë prezent por do zhvillohet sipas procedurës. Keni detyrimin si pikë të parë të vendosnit kërkesë për interpelancë me kryeministrin.
Pas asaj që deklarohet sipas kushtetutës, do ta sillnit kryeministrin sot, për t’iu përgjigjur ka patur një reagim publik të kryeministrin që ju ka diktuar dhe ju mos ushtrimin e kompetencës për ta përfshirë në rend dite. Kryeministri nuk mund të vërë kushte kur paraqitet apo jo sipas detyrimit që ka. Kushti që ka vendosur nuk varte nga kuvendi, nëse vëllai i tij është i përfshirë në Xibrakën.
Mund të jetë shantazh dhe intimidim ndaj prokurorisë së posaçme. Kërkesa ime në përputhje me kushtetutën të thërrisnit kryeministrin Rama të jap llogari. Disponojmë dokumentacionin përkatës, kur nuk ka ekzekutim vullnetar, ka vendim të gjykatës belge. Ndërprite seancën, detyroje të jap llogari.'