OBSH thirrje Kinës: Të bashkëpunojmë për hetimin e origjinës së COVID-19

OBSH thirrje Kinës: Të bashkëpunojmë për hetimin e origjinës së COVID-19

Kreu i OBSH, Tedros Adhanom Ghebreyesus

Kreu i OBSH, Tedros Adhanom Ghebreyesus i ka kërkuar Kinës që të jetë më bashkëpunuese në hetimin fazës së dytë që do të organizojë OBSH me qëllim gjetjen e origjinës së virusit. Ai bëri thirrje që Kina të tregohet më transparente.

Gjatë një deklarate kreu i OBSH është shprehur se kanë nevojë për të dhënat e pacientëve përpara deh pas prekjes nga koronavirusi. Sipas tij Kina nuk i ka ndarë këto të dhëna në fazën e parë të hetimit të origjinës së  COVID-19.

“Ne i kërkojmë Kinës që të jetë transparente dhe e hapur, si dhe të bashkëpunojë”, u shpreh Dr. Tedros.

Faza e parë e hetimit të OBSH përfundoi në shkurt të këtij viti. Nga përfundimet e fazës së parë rezultoi se virusi nuk kishte dalë nga laboratorët e Wuhan, Kinë aty ku edhe u zbuluar rasti i parë më COVID-19. Skenari më i mundshëm i origjinës së virusit rezulton që ai të ketë kaluar nga lakuriqët e natës tek njerëzit përmes një kafshe tjetër ose drejtpërdrejtë nga lakuriqët e natës tek njerëzit. Por pas këtyre përfundime kreu i OBSH ka thënë se nevojiten hetime të tjera për ta zbuluar origjinën e virusit për tu futur kështu ën një fazë të dytë të hetimeve.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja