OBSH: Zbulohet vaksina kundër
virusit vdekjeprurës Ebola

OBSH: Zbulohet vaksina kundër<br />virusit vdekjeprurës Ebola
Organizata Botërore e Shëndetit ka deklaruar se është zbuluar vaksina kundër virusit vdekjeprurëse Ebola.

Testimi i vaksinës është bërë në Guine, ku 5 mijë njerëz janë injektuar me këtë vaksinë dhe prej më shumë se 10 ditësh nuk është shënuar asnjë rast i ri i
prekur nga ky virus.

“Rezultatet tregojnë se kur Ebola të sulmojë sërish ne nuk do të jemi më  të pambrojtur”, është shprehur Marie-Paule Kieny, e cila është bashkautore në këtë studim.

Ebola së pari u shfaq në Guine dhe më pas në Afrikën Perëndimore, ku humbën jetën më shumë se 11 mijë persona.

Vaksina që i jep fund këtij virusi është zhvilluar nga qeveria Kanadeze dhe licencën për prodhimin e saj e mban kompania farmaceutike Merck&CO e cila ndodhet në SHBA.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Incidenti me Osmanin në aeroport, reagon Ministria e Brendshme maqedonase: Iu kërkua të kalonte telefonin në skaner, sigurimi i saj kërcënoi punonjësit

Incidenti me Osmanin në aeroport, reagon Ministria e Brendshme maqedonase: Iu kërkua të kalonte telefonin në skaner, sigurimi i saj kërcënoi punonjësit