ODIHR: Misioni i vëzhguesve
s'do jetë arbitër i zgjedhjeve

ODIHR: Misioni i vëzhguesve <br />s'do jetë arbitër i zgjedhjeve
TIRANE - Sot, Misioni i ODIHR-it ka prezantuar para medias, punën që do të kryejë për zgjedhjet e 23 qershorit në Shqipëri. Drejtuesja e këtij delegacioni prej 15 anëtarësh është amerikania Conny McCormack. Sikundër e deklaroi sot, Misioni do të jetë jo arbitër, por vëzhgues i zgjedhjeve dhe do të dalë me një raport përfundimtar, 8 javë pas përfundimit të tyre, kohë kur do të jenë shqyrtuar edhe ankesat e ngritura nga subjektet. 

"Kam qënë e përfshirë vetë në zgjedhjet në SHBA dhe vende të tjera ku transparenca e zgjedhjeve s’ka qënë në nivelin e duhur. Fakti që janë ftuar vëzhgues ndërkombëtarë, ky është një fillim shumë i mirë", - tha znj. McCormack.

Duke prezantuar misonin e këtij delegacioni, McCormak tha se ata nuk janë arbitër të zgjedhjeve. “Ne do të bëjme vlerësim të kuadrit ligjor të amenduar, administrimin e zgjedhjeve, regjistrimin e votuesve dhe zbatimin e teknologjive të reja zgjedhore, mbulimin e medias dhe fushatën elektorale. Do qëndrojmë deri në mesin e korrikut për të ndjekur situatën paszgjedhore në vend dhe 5 javë pas përfundimit të zgjedhjeve do të publikohet raporti përfundimtar dhe në të do përfshihen rekomandimet. Është me shumë rëndësi që roli i ekipit të misoni ODIHR ka vetëm me vëzhgimin dhe rolin faktik dhe jo të ndërhyjë në rolin procesin zgjedhor. Ne nuk përcaktojmë zgjedhjet nëse janë legjitime apo jo, ne japim rekomandime”, tha ajo.

ODIHR sqaroi se roli i arbitrit konsiston vetëm në një vlerësim të zgjedhjeve, por jo ndërhyrje në procesin zgjedhor. “Për t’ju referuar arbitrit të zgjedhjeve, roli ynë në Shqipëri është të bëjmë një vlerësim të zgjedhjeve, sipas standardeve kombëtare apo ndërkombëtare. Nëse janë zgjedhje shqiptare, është në dorë të shqiptarëve të përcaktojnë këto zgjedhje. ODIHR është ftuar në Shqipëri për të bërë misionin e vëzhguesit dhe do bëjë këtë rol”. McCormack u shpreh se gjatë karrierës së saj në ODIHR nuk ka parë askund të realizohen zgjedhje perfekte. “Zgjedhje perfekte ende nuk kam parë se zgjedhjet i bëjnë njerëzit dhe sa kohë ka elementë njerëzorë në këtë proces, ka tendenca gabimi. Gjëja më e rëndësishme është që procesi të jetë i hapur dhe transparent. Dhe fakti që duhen ruajtur standartet ndërkombëtare në këtë proces. Sigurisht ka dhe aspekte të tjera në këtë proces, fakti që janë ftuar vëzhgues ndërkombëtarë është një fillim shumë i mirë. Kam qenë e përfshirë në zgjedhje dhe në SHBA e vende të tjera dhe niveli i transparencës nuk është se ka qenë shumë i mirë”.

Në fillim të javës që vjen do të vijnë 30 vëzhguesit afatgjatë, të cilët do të shpërndahen në të gjithë Shqipërisë.  McCormak tha se misioni do të vlerësojë zgjedhjet të cilat duhet të jenë me standarde.E pyetur disa herë për çështjen e KQZ-së, McCormak tha se "nuk mund të bëjmë komente tani pa bërë vëzhgime të mëtejshme, sepse sapo kemi filluar nga puna. Por unë kam qënë vëzhguese edhe në vende të tjera, ku KQZ-ja është ngritur vetëm disa ditë para zgjedhjeve". 
Misioni u takua sot edhe me ministrin e Punëve të Jashtme, Aldo Bumçi.

PYETJET E MEDIAS

Sa i shqetësuar është misioni për situatën në KQZ, a kanë ide për zgjidhjen dhe nëse jo, rikompozimi si ju duket?

Situatën e kemi shumë të qartë, po misioni ynë sapo ka nisur rnga puna. Nuk mund të bëjmë komente për momentin pa bërë vëzhgime të metejshme.

A ka ndonjë arsye për zgjatje të misionit dhe, është ngritur në shtypin vendas, shqetësimi I madh lidhur me përbërjen e KQZ-së për shkak edhe të fërkimeve të mëparshme të qeverisë për këtë. Përse duhet që votuesit shqiptarë të kenë besim që raporti përfundimtar nuk do të ketë oshilacione?

Për momentin nuk do bëj komente për përbërjen e KQZ-së, kurse përsa i përket kohëzgjatjen, Steven Martin (election advisor) mund të përgjigjet: Është një procedurë e zakonshme qëndrimi pas zgjedhjeve për rezultatët. Në Shqipëri duhen disa ditë për nxjerrjen e rezultateve dhe ka edhe pyetje për çështje paszgjedhore dhe ankesa nga palët. Pra, është praktikë të qëndrojmë e t’i ndjekim këto çështje. Është më shumë çështje operative, nuk ka lidhje me çështjet që janë identifikuar.

A keni kontakt me kolegen tuaj për raportin që kanë hartuar në vitin 2009?

Nuk jam e re me çështjet që kanë të bëjnë me zgjedhjet, por jam e re në Shqipëri. Nuk kam pasur kontaktet me zonjën që përmendët. Kam punuar edhe në 9 vende të tjera. Steven Martin: për t’ju referuar arbitrit të zgjedhjeve, roli ynë është që të bëjmë një vlerësim të zgjedhjeve. Është në dorë të gjithë spektrit të shoqërisë shqiptare për t’i bërë këto zgjedhje. Ne nuk ndërhyjmë në proces, por afrojmë vlerësimin tim për zgjedhjet.

“A1Report!”: A mund të flisni në terma konkretë?Çfarë do t’i sugjeronit politikës shqiptarë për gabimet që ka bërë e të mos i bëjë më.

Në zgjedhje ka njerëz, ka element njerëz, që e kanë tendencën të gabojnë, gjëja më e rëndësishme është që ky proces të jetë i hapur dhe transparent. Fakti që duhen ruajtur edhe standartet ndërkombëtare; fakti që janë ftuar vëzhgues ndërkombëtarë, ky është një fillim shumë i mirë. Kam qënë e përfshirë vetë në zgjedhjet në SHBA dhe vende të tjera ku transparenca e zgjedhjeve s’ka qënë në nivelin e duhur. Kështu që ky është fillim shumë i mirë. Metodika e ODIHR është shumë specifike dhe e paanashme", - përfundoi McCormack.

MISIONI ME 15 EKSPERTE

I përbërë nga 15 ekspertë ky misioni i ODIHR do të verifikojë saktësinë e listave të votuesve për të cilat opozita ka shumë ankesa për dublime. Por në qendër të vëmendjes mbetet edhe mënyra si po funksionon Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, si dhe zhvillimi i fushatës zgjedhore e monitorimi i medias.

ODIHR parashikon që ditën e zgjedhjeve të jenë në terren më shumë se 400 vëzhgues. Ky mision fillimisht do bëjë publik një raport paraprak më 24 qershor, një ditë pas zgjedhjeve, ndërsa raporti final do  publikohet disa javë më pas.

Delegacioni i përbërë prej 15 ekspertësh e që drejtohet nga amerikania Conny McCormack zhvilloi sot paradite takim me ministrin e Jashtëm Aldo Bumçi si dhe në 11:00 me kryetaren e KQZ, Lefterie Lleshi.

TAKIMI ME MINISTRIN BUMÇI

Nëpërmjet një njoftimi zyrtar, MPJ informon se ministry Bumçi priti në takim kryetaren e Misionit të Vëzhgimit të ODIHR-it, Costance Berryman McCormack (SHBA), si dhe Zëvendëskryetarin e këtij Misioni, Harald Jepsen (Danimarkë).

Nga ana e tij ministri shprehu vlerësime për rolin e veçantë që luan ODIHR dhe vlerësoi bashkëpunimin e deritanishëm mes ODIHR-it dhe Qeverisë Shqiptare, si dhe falënderoi znj. McCormack për reagimin në përgjigje të kërkesës që Qeveria shqiptare u ka drejtuar organizmave ndërkombëtare, OSBE/ODIHR-it, KiE-së, si dhe shteteve pjesëmarrëse të këtyre organizatave, për të dërguar numrin më të madh të mundshëm të vëzhguesve.

Nga ana e saj kryetarja e këtij delegacioni znj. McCormack, pasi falënderoi për ftesën dhe bashkëpunimin e Qeverisë shqiptare bëri një prezantim të ekipit të Misionit të vëzhguesve të ODIHR-it të përbërë nga analistë politikë, ligjorë dhe zgjedhorë të ODIHR-it, të cilët i paraprijnë ardhjes së vëzhguesve afatshkurtër në Shqipëri.
misioni i ODIHR
(Foto: Takimi sot paradite i delegacionit te ODIHR me ministrin Bumçi)

Ekipi i ODIHR-it përbëhet nga 15 ekspertë të cilët vijnë nga 14 shtete anëtare të OSBE-së, me seli në Tiranë, si dhe 30 vëzhgues afatgjatë, të shpërndarë në të gjitha rajonet. Ditën e zgjedhjeve ODIHR do të jetë në terren me mbi 430 vëzhgues.

Redaksia online
(sg/ar.sh/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës