Odise Roshi: Na çanë mbrojtjen
Memushaj: Spanja më e mira në botë

Odise Roshi: Na çanë mbrojtjen<br />Memushaj: Spanja më e mira në botë
Pas ndeshjes mesfushori i ekipit kombëtar Ledian Memushaj u shpreh mjaft i zhgënjyer, ndërsa deklaroi se mund të kishim bërë edhe më shumë.
 
"E prisnim që ishte një ndeshje shumë e vështirë, por nuk e prisnim kaq. Mund të bënim më shumë, por edhe humbja është normale.
 
Duhet të vazhdojmë përpara, pasi humbëm përballë njërit prej ekipeve më të mirë në botë.
 
Mund të bënim më shumë, por nuk ishte e lehtë, ishte shumë e vështirë për të depërtuar ndaj Spanjës.
 
Tani duhet të mendojmë për ndeshjen tjetër dhe të harrojmë sa më shpejt këtë humbje
" deklaroi Memushaj.
 
Ndërsa Roshi tha se "Bëmë dy gabime të vogla, Spanja i shfrytëzoi dhe shënoi duke fituar. Kishim planifikuar që të luanim më shumë në mbrojtje, por na e çanë mbrojtjen".


dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Foshnja 5 muajsh vdiq në spitalin e Vlorës, babai mes lotësh: Fajin e ka mjekja, nuk më tha se ishte i sëmurë! Çfarë mjekimi i ka dhënë?! Dua drejtësi

Foshnja 5 muajsh vdiq në spitalin e Vlorës, babai mes lotësh: Fajin e ka mjekja, nuk më tha se ishte i sëmurë! Çfarë mjekimi i ka dhënë?! Dua drejtësi